Prof. Ass. Dr. Islam Qerimi, LL.M.

DISA KARAKTERISTIKA TË SISTEMIT JURIDIK ANGLEZ, ME THEKS TË VEÇANTË E DREJTA (PROCEDURËS) PENALE

 Përmes këtij punimi të shkurtër analizohet sistemi juridik anglez dhe përfaqëson një përpjekje modeste në kuadrin e studimit dhe trajtimit të sistemit juridik anglez, e në veçanti zhvillimin e procedurës penale.

Ju pëlqen!

Ky system i së drejtësi dallon me themel nga sistemi I së drejtës kontinentale – evropiane (Civil Law). Ky sistem nuk është krijuar nga themelet e së drejtes romake (ius romanum) dhe ajo e drejtë pothuajse nuk depërtoi kurrë, e as të asaj franceze (shih Napoleon Bonaparta me thënien se: “gjyqtari është vetëm goja e ligjit”), por bazamenti i saj gjendet në të drejtën e bashkësisë (Common Law – E drejta e bashkësisë së popujve të lirë), e cila është formuar në shekullin e 11-të (1066).

Kjo e drejtë është një përzierje nga njëra anë e së drejtës tradicionale që vie nga e drejta zakonore, si dhe nga ana tjetër urdhëresave (dekreteve) ligjore të mbretit. Përndryshe, shtetet (p.sh. SHBA, Australia, Uellsi, Irlanda, Zelanda e Re, Tasmania si dhe Kanadaja), të cilat e aplikojnë këtë sistem juridik emërtohen edhe si Familja e Common Law-ut. Ky sistem juridik bazohet në formulen “judge made law”, e cila lën të nëkuptohet se ka të bëjë me një sistem juridik, i përpunuar dhe materializuar si precedente “ligji i çështjes nga vetë gjyqtarët. Me një fjali duhet theksuar se këto dy familje të mëdha sistemesh juridike, të lartëpërmendura karakterizohen se per nga prejardhja i takojnë Botës Perëndimore.

 Por, duhet theksuar se edhe Familja e Common Law-ut nuk e ka në tërësi një sistem juridik të njejtë, pasi që tek kjo familje ka edhe sisteme të perziera si p.sh. sistemi i Quebec-ut në Kanada apo i Luizianes ne SHBA (pjeserisht francez), dhe ai i Skocise, i Afrikes se Jugut dhe i Sri Lankes (pjesërisht romano-holandez).

 Ky sistem i së drejtës më vonë vetëm në pak raste ka arritur te krijoj një ngjashmëri me të drejten kontinentale – europiane. Këto „Acts“ (akte) janë Statutory Law (e drejta statutore) të Common Law, të cilat janë të subordinuara në rangun hierarkik me Common Law. Më së shpeshti aplikohet e drejta e precedentit (Case Law), të cilat pjesërisht bazohen nga një periudhë shumë më e hershme, por të cilat për zgjidhjen e çështjeve juridike kanë vlerë të mirëfilltë juridike. Sa për sqarim, dallimi kryesor në mes të këtyre dy sistemeve juridike qendron ne faktin se tradita gjyqësore e referimit në ligje më shumë se sa tek preçedentët e vendosur më pare (Common Law), mbetet një karakteristikë kryesore e traditës së Civil Law. Prandaj duhet theksuar se e drejta angleze ka veҫantinë se nuk e njeh konceptin e kushtetutës (të shkruar*) por kjo dukuri nuk është e shprehur edhe në SHBA.

Një karakteristike dominuese që i dallon qenësisht këto dy familjet të mëdha sistemesh juridike padyshim është edhe moskodifikimi i së drejtës së Common Law (me disa përjashtime), sikurse ka arritur ta bëjë këtë në masë të madhe Civil Law.

Që nga viti 1973, kur Britania e Madhe kishte aderuar në Bashkimin Europian edhe praktika juridike e Gjykates se Larte e Bashkimit Europian (Pajtueshmëria me Acquis të BE-së) kishte ndikim të pakontestueshëm edhe në zgjidhjen e çështjeve juridike te gjykatat angleze, por me këtë situatë krijoheshin shpesh telashe tek ato, për shkak të dualitetit dhe konfuzionit me te drejten tradicionale angleze. Kështu që për këtë arsye qytetarët anglez kundërshtonin shpesh vendimet e gjykatave angleze në Gjykatën e Lartë Europiane për të Drejtat e Njerut, ku edhe patën disa herë suksesë, si për shembull në rastin e caktimit të paraburgimit.

Vlen të përmendet se Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) përmes praktikës së saj gjyqësore ka treguar se Legjislacioni nacional i cili është në kundërshtim me traktatet themeltare të BE-së (Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, Traktati i Bashkimit Europian) është i pazbatueshëm (shih. Edhe në lidhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut si dhe Gjykatës së Luksemburgut).

E drejta penale angleze përpos tjerash paraqet edhe një përjashtim, i cili u inkorporua me kalimin e kohës në tiparet kryesore të veprave penale në reformat ligjore. Në Angli nuk ka kod penal si bjen fjala në Kosove. Prandaj, per kete arsye krahas Statury Law aplikohet edhe Common Law me rastet e precedenteve.

E drejta penale angleze parasheh krahas veprimit penal (actus reus) me dashje ose së paku veprimin edhe nga pakujdesia (mens rea). Vrasja e rëndë definohet si vrasje me dashje e një njeriu nga motivet e posaçme të ulëta. Tek vrasja është detyrë e organeve kompetente të provohet, se ngjarja e shkaktuar, a ishte pasojë e shkaktuar nga ndonjë provokim i inicuar nga viktima, apo kishte (që nga viti 1957) të bëjë me zvoglimin e pergjëgjesisë së kryeresit të veprës penale. Nuk mund të denohen penalisht femijet nën moshen 10 vjeçare. Tek fëmijet e moshës 10 deri 14 vjeç duhet të provohet aftësia e tyre e të kuptuarit mbi veprimet dhe sjelljet e tyre. Ndërsa, plotësisht penalisht të pergjegjshëm janë personat mbi 14 vjeç.

Shtëpia e Lordëve (Dhoma e Epërme) nuk është vetëm një dhomë e parlamentit, por njëkohësisht funksion edhe si gjykata më e larte në Angli. Ligjet (Acts) draftohen (Draft Bill) nga qeveria ose ato sjellen nga deputetet e veçantë në Dhomën e Poshtme e njohur si Dhoma e Komunave (House of Commons), e cila përbëhet prej deputeteve, respektivisht përfaqësuesve, të zgjedhur përmes zgjedhjeve, me mandat pesë vjeçar, e përbërja e saj është tejet heterogjene. Dydhomësia e parlamentit anglez daton që nga nga fillimi i shekullit XIV. Në Dhomen e Poshtme ato i neshtrohen tri leximeve dhe te aprovohen. Më tutje Bill përcjellë ato draftligje në Dhomen e Lordëve, ku ose aprovohen apo refuzohen, përndryshe do të rikthehen në Dhomen e Poshtme. Sipas Ligjit të posaçëm për Parlamentin i quajtur Parliament Act, i vitit 1911, Dhoma e Epërme ka mundësinë e aplikimit të vetos në miratimin e ligjeve, përkatësisht mund ta refuzoj një ligj vetëm dy herë. Në rast se ato pranohen nga dy dhomat, atëherë duhet të ipet edhe pëlqimi mbretëror (Royal Assent). Tek, nga ai moment ligji hyn ne fuqi. Vlen të potencohet fakti, se Mbreti në strukturën e organeve shtetërore paraqet nga aspekti formal juridik figurën qëndrore të shtetit, mirëpo me kalimin e kohës pozicioni i tij është zhveshur nga një numër tejet i madh kompetencash dhe aktualisht ka funksione më tepër të karakterit ceremonial.

Procedura penale sipas Common Law ka përshtatur sistemin akuzator i cili ne thelbin e tij paraqet modelin që privilegjon rolin e dy palëve në krahasim me ate inkuizitor që e priviligjon pozicionin e gjyqtarit, që e përfaqëson interesin e përgjithshëm.

Procedura penale sipas sistemit Commun Law rrjedh sipas këtyre hapave vijuesë: në Nenin 6 të te aktit “Prosecution Offences Act 1985” përcaktohet, se çdo qytetar ka të drejtë të inicoj ndjekjen penale. Mirëpo për realizimin e kësaj të drejte përkujdeset Drejtori i Prokurorisë Publike (Director of Public Prosecution), i cili ka kompetencë për aktivizmin e policisë, nëse supozohet se është kryer ndonjë vepër kundërligjore. Pas ndërrmarrjes së hetimeve nga ana e policisë, rezultati (dosja) duhet t’I dorëzohet gjykatës kompetente. Një gjyqtar enkas lëshon një akt urdhëarresti ndaj të dyshuarit, nëse gjen mbështetje të bazuar ligjërisht dhe i autorizon organet e rendit për siguri publike për zbatimin e kësaj urdhërese. I pandehuri arrestohet dhe sjellet në Gjykatë (mësë shpeshti para Magistrates Court). Aty e vlerëson një gjyqtar gjendjen e dëshmive. Brenda kësaj procedure paraprake mund të jenë të nevojshme zhvillimi i disa seanca gjyqësore. Gjyqtari mundet ta liroj të arrestuarin edhe per një kohë të cakuar, nëse është e nevojshme të sigurohen edhe dëshmi të tjera në lidhje me dëshmitë dhe faktet, që tani veq i ka në dispozicion gjykata. Qëllimi i ndjekjes së kësaj procedure është konstatimi, se ‘a mjaftojnë dëshmitë e mbledhura për ta nxjerr një vendim ku do të mund të provohet fajesia nga një Juri (Jury). Gjatë kësaj faze mediat janë jo aq edhe të mirëseardhura, prandaj aktiviteti i tyre është shume i kufizuar sidomos në publikimin e ngjarjeve kriminale dhe për të dhenat në detaje të tyre, siç bie fjala për emrat e personave të implikuar, meqë dënimet e mëparshme, të cilat mund t’i publikonin ato, do të mund të rezultonin negativisht dhe do të kishin ndikim në vendimmarrje të anëtarëve të Jurisë.

Procedura paraprake përfundon me pushimin e çështjes penale, nëse gjendja sipas dëshmive të afruara është e pamjaftueshme për vazhdimin e mëtutjeshëm procedural, ose vazhdohet me ngritjen e aktakuzes. Ky akt juridik akuzues do të përcjellet te gjykata kompetente, e cila vepron sipas parimit të ashtuquajtur „Pre-Trial Review”. Kjo do të thot se, së pari ajo e shikon gjendjen e materialeve të dëshmive, aktin akuzues, eskpertizen, si dhe më së largu në peridudhen kohore prej 8 javesh, pas ndërrmarrjes së këtyre veprimeve procedurale duhet të thrras shqyrtimin penal për çështjen e hapur.

Procedura penale në fakt fillon me leximin e aktakuzes në gjykatë, ku duhet të jete i pranishëm i akuzuari. Në Angli është rregull që i akuzuari të mos gjykohet në mungesë. Ai aty do të merret në pyetje per secilen nga pikat akuzuese, ku dhe në lidhje me to, do të duhet të deklarohet se a ‘e ndjen veten fajtor apo jo. Nese i akuzuari e pranon fajesinë (pleads guilty), konsiderohet si akt përfundimtar dhe organi i ndjekjes publike është menjëherë i përjashtuar nga detyrimi për të sjellë prova dhe gjykata s’mund të bëjë ndryshe veçse ta dënojë të akuzuarin.

Në rast se ai nuk e pranon fajësinë, kalohet me zgjedhjen anetarëve të Jurisë, me ç’rast pala paditëse dhe ajo mbrojtëse anëtarët e caktuar të Jurisë mund t‘i refuzojë. Anëtarë i Jurisë mund të zgjedhet secili person madhor, i pa specializuar në fusha juridike, i cili nuk ka qenë i denuar dhe ai nuk do të kompenzohet për punën që bënë.

Në vazhdim të procedures paraqitet aktakuza dhe gjithashtu edhe mbrojtësit paraqesin dëshmitë e tyre në dispozicion, si dhe i thrasin dëshmitarët, të cilët do të kenë mundësinë e ballafaqimit të drejtëpërdrejtë dhe kryqëzor. Fjalën e fundit në këtë procedurë e ka gjithëherë pala mbrojtëse. Pas pledojeve përfundimtare, gjyqtari i çështjes konkrete penale e bën një përmbledhje të gjendjes së dëshmive, sipas rregullave rigoroze, ku argumentet e aktit akuzues dhe atij të mbrojtjes duhet të trajtohen njëkohësisht, si dhe mendimet e shprehura personale duhet të mos evidentohen. Poashtu gabimet, mangësitë ose kundershtitë lejohen të trajtohen në mënyrë shumë të kujdesshme. Pastaj, gjyqtari profesional i autorizon anëtarët e Jurisë për aplikimin e ligjeve të caktuara si dhe për rastet e precedenteve, të cilat ata duhet t’i marrin parasysh për vendimmarrje.

Në vijim, tërhiqet Juria në dhomën për këshillim. Ajo mund ta shpall të akuzuarin fajtor apo të pafajshëm, ose do ta liroj ate për shkak të ekzistimit të ndonjë semundje të tij shpirtërore apo mendore. Unanimeti i Jurisë në vendimmarrje nuk është strikt i detyrueshem të arrihet, mirëpo nuk guxon as të ketë më tepër se dy vota që bien në kundërshtim me atë vendim. Por, nëse Juria nuk mund e nxjerr një vendim të përbashket, atehërë do të krijohet prap një Juri e re. Mirëpo, nëse edhe kësaj radhe ajo nuk mund ta nxjerr një vendim unik, atëherë i akuzuari duhet të lirohet nga aktakuza.

Instancat më të ulta gjyqësore në çështjet penale janë të ashtuquajturat Magistrates Courts ose Crown Courts, të themeluara në vitin 1991 e fushëveprimtaria e tyre lidhet për çështjet më të rënda penale, siç janë: vrasja e rëndë, vrasja, dhunimi. Këto gjykata, si gjykata të larta veprojne paralel me Dhomen e Epërme të Gjykates se Lartë e Drejtesise (në procedurë penale ekziston aty një nëndepartament kompetent, i cili emertohet Divisional Court of the Queen) dhe Court of Appeal (Criminal Division), të cilat së bashku e përbejne me Crown Court Gjykatën Supreme të Drejtësisë. Në rastet e vrasjeve të renda zakonisht këto lëndë transferohen nga Crown CourtCourt of Appeal (Criminal Division). Ky divizion aktivizohet vetëm, nese paraqiten dëshmi dhe fakte të reja, të cilat e justifikojnë një rifillim procedural. Gjykata e Lartë e Drejtësisë (High Court of Justice) selinë e saj qendrore e ka në Londër, e fushëvëprimtaria e saj territoriale shtrihet në tërë Anglinë. Përndryshe kjo gjykatë quhet edhe ”Old Bailey“ ose “Central Criminal Court” Pra, fushëveprimtaria e kësaj gjykata është e lidhur me çështjet penale.

Në të ashtuquajturat Magistrates Courts veprojnë më së shpeshti gjyqtarët laikë (poashtu edhe Justices of the Peace, të quajtur si gjyqtarë paqësorë), të cilët pas emërimit të tyre ata këshillohen nga bashkëpunëtorët profesionalë.

Në të ardhmen gjyqtarët e gjykatave të ulëta në Angli për të ushtruar profesionin, duhet të kenë së paku një pervojë pune nga lëmia juridike profesionale prej më së paku 7 vitesh. Këta gjyqtarë laikë tek veprat penale të vrasjeve të rënda kanë kompetencë tëi zhvillojnë vetëm hetimet e para. Ndërsa, në Crown Court veprojnë gjyqtarët e High Crown, të cilët në veprimtarinë e tyre shumëvjeçare duhet të jenë veç të begatuar dhe të dëshmuar me përvojen profesionale në fushën e jurisprudencës.

Një karakteristikë tjetër me rëndësi që i’a vlen të përmendet para përfundimit të këtij punimi është edhe fakti se në vendet e Common Law-ut, gjyqtarët në të shumtën e rasteve vijnë nga radhët e avokatëve të vjetër.

Përfundimisht duhet të potencohet se sistemi juridik i Kosovës deri më tani ka qenë qënë plotësisht pjesë e familjes të së drejtës kontinentale, por në kohët e fundit për shkak të përkrahjes së madhe në kodifikimin e së drejtës në Kosovë, nga ana e orgnizatave dhe ekspertëve që vijnë nga shtetet e e familjes së Common Law, kjo e drejtë ka inkorporuar një masë të madhe dispozitash të tyre. Një dukuri e tillë ka ndodhur edhe me të drejtën e procedurës penale, respektivisht me Kodin e Procedures Penale i Kosovës, në fuqi.

Literatura e konsultuar:

Bernstorff, Christoph Graf, Einführung in das englische Recht, 2. Aufl., Beck, München, 2000.

Frieder Dünkel, Kriminalität, Kriminalpolitik, strafrechtliche Sanktionspraxis und Gefangenenraten im europäischen Vergleich, Band 1, BoD – Books on Demand, 2010.

Hanson, Sharon, Legal Method and Reasoning, (Ed 2), (Cavendish Publishing Limited, London, 2003).

Hondius, Ewoud, Towards a European Civil Code, in Hartkamp Arthur, Hesselink, Martijn, Hondius, Ewoud, Joustra, Carla, Perron, Edgar du, Veldman, Muriel (Eds) Towards a European Civil Code, Third Fully Revised and Expanded Edition, (Kluwer Law International 2004).

Kompisch, Kathrin, Die Erben Jack the Rippers, Militzke Verlag e.K. Leipzig, 2007.

Thomas Lundmark, Juristische Technik und Methodik des Common Law, 1998.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!