Koronavirusi ka vënë në provë të fortë edhe dhomat e zhveshjes së skuadrës së parë të Barcelonas. Sipas informacioneve të siguruara nga RAC1, pesë futbollistë dhe dy pjestarë të stafit teknik të kalanasve janë diagnostikuar si mbartës së epidemisë Covid-19.

Të gjitha rastet janë shfaqur gjatë analizave të para që shërbimet mjekësore të La Liga kanë kryer te të gjithë pjestarët e skuadrës së parë. Sipas informacioneve të shpërndara, bëhet fjalë për raste të konsideruar asimptomatikë dhe, sigurisht, tani kanë kaluar virusin dhe janë shëndoshë e mirë.

Klubi, gjatë asaj kohe, komunikoi se kishte ndjekur të gjitha protokollet e përcaktuar nga autoritetet dhe, ndërkohë, ishin kryer edhe teste në masë për punëtorët e klubit, shkruan telesport.

Ju pëlqen!

Skuadra e parë vetëm ditën e hënë, 1 qërshor, është kthyer të stërvitet në grup, edhe pse dyshohet se foto ku janë grumbulluar të gjithë me stafin teknik mund të jetë bërë në fund të seancës stërvitore dhe jo përpara. Katalanasit do të kthehen të luajnë në datën 13 qershor, ditë e shtunë, ndaj Mallorca, ora 22:00.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!