Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka vërejtje për marrëveshjet në Shtëpinë e Bardhë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ischinger, lavdëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për interesimin në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, por duke theksuar se në Uashington nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje mes palëve pasi, sipas tij, të dyja vendet nuk e njohin ende njëra-tjetrën, për çka Ischinger shtoi se mbetet ende shumë punë për të bërë nga Bashkimi Europian.

Kjo ngjalli reagimin e Richard Grenell, emisar i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi.

Ju pëlqen!

Nëpërmjet një cicërime në Twitter, Grenell i ka kujtuar Ichingerit premtimin për liberalizim vizash për Kosovën të cilin Unioni Europian nuk e realizoi kurrë. Grenell po harron se përse nuk largohen vizat për qytetarët e Kosovës.?!

“Në vend se të ankoheni, pse nuk i jepni popullit të Kosovës liberalizimin e vizave, gjë të cilën ju e keni premtuar me vite’, shkroi Grenell.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!