Diplomaci antidiplomatike

Nuk ka manual diplomatik të shpjegojë veprimin e një ambasadori të akredituar në një Republikë, që i bën vizitë zyrtare pretendentit monarkist, i cili në program ka të rrëzojë Republikën. Nuk e justifikon këtë akt antidiplomatik fakti që kjo Republikë drejtohet nga idiotë, që lejojnë rezidencë “zyrtare” të monarkisë dhe bëjnë këshilltar presidentësh të Republikës pinjollin, që synon të rrëzojë presidentin dhe Republikën.
Nuk mund të imagjinohet që një ambasador i huaj i akredituar në Paris apo në Romë të bëjë vizita zyrtare në rezidencat e familjeve të mbretërve të përmbysur. Do ta kishin shpallur “persona non grata” brenda ditës.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.