– Çka kërkoni ju këtu? –i pyeti ai. Çfarë teskere kërkoni? Kur jeni dorëzuar, kush guxon të ju përkas? Shkoni në shtëpi dhe rrini të qetë, deri sa nuk keni pësuar si ata vrasësit atje në Bardhovë. I përcillni – m’u kthye mua – shkoni në fshatin Kongjel, që nga arnautët e dorëzuar t’i merrni të gjitha armët dhe ato menjëherë!

Faqe nr. 51 e përkthimit:

… Atje ka arritur gjatë natës kapiteni Llazo Pavlloviqi. Ai është dashur që në agim të mësyente me ushtri kundër Kushumlisë. I bëri menjëherë dispozicionet, si dhe në cilin drejtim të depërtonte ushtria dhe e ndau atë në dy kolona jo të barabarta. E para ishte e përberë nga një batalion, një kompa-nie dhe me dy topa kodrinor. Ajo kolonë duhej të depërtonte në drejtim: majtas nga maja e Perenikës, dhe atë vetë batalioni ku do të takohet me atë kompaninë dhe me dy topat të cilët do të lëshohen dhe të ndahen nga kolona kryesore nga Gurguri, pastaj të kalonte Toplicën dhe të paraqitej në Baqogallë në jug dhe mbi – prapa shpinës – së Kushumlisë – nën komandën e e vetë Llazar Petroviqit. E dyta, kolona kryesore, e përberë nga tri batalione dhe me dy topa kodrinorë, duhet të depërtojë në fshatrat Simnicë, Rashicë, Muzaq dhe Gurgur – drejtimi kah maja e Gashajve – maja e Mekulajve,

Faqe nr. 55 e përkthimit:

… Aty ishte çerdhe e arnautëve të çakërdisur, ku ishte strehimi i tyre kryesor dhe më i sigurtë, ku ishin vendosur familjet e tyre të zhvendosura nga e terë ajo rrethinë. Pozitat i mbronin pesëqind nizamë dhe njëmijepesëqind arnautë me dy topa të prodhimit “Krup”.

Faqe nr. 57 e përkthimit:

… Duke vrapuar tanë ngjiteshin në maje, të cilat nizami për një çast i lëshoi dhe ikën përtej lumit të Toplicës në Kushumli. Posa Sima e mori pozitën, menjëherë vazhdoi kah majat e Gashajve në të djathtë ku hasi në një njësit arnautësh të fshehur në pyll, ku ishte edhe strehimi i nizamëve e ngritur në formë kasolle. Ajo njësi arnautësh ua mbronte shpinën forcës së madhe kah majet e Gashajve – Mekulajve. Me ta u zhvillua një betejë, por pas pak mundimeve i mundi dhe i ndjeku përtej lumit të Toplicës.

Faqe nr. 58 e përkthimit:

… Një studenicas u kap lidhas me një arnaut të fuqishëm me të cilin ishte kacafytur gjatë me duar të thata deri sa e mundi dhe e ngulfati. Arnauti gjatë kacafytjës ia kishte shkurtuar dy gishta të dorës së majtë, por çka nuk e kishte shpëtuar.

Faqe nr. 59 e përkthimit:

Batalioni i Karanovcit depërtonte anës tjetër të bregut të Toplicës, në anën e saj të djathtë kishte lumin, por në anën e majtë depërtoi në thellësi dy orë rrugë. Në atë depërtim ai i spastroi gjashtë fshatra arnaute, në të cilat kishte mjaft luftime të rrepta. Arnautët iknin bregut të lumit Kosanicë në drejtim të Prishtinës. Deri në mbrëmje batalioni arriti edhe në Bjeshkën e Sokolit mbi Kosanicë, përballë Samakovës, ku kaloi natën. Batalioni i Tërrnavës, sipas urdhërit të komandantit tonë të divizionit, u mësye kundër Topanicës së Ultë e të Epërme, që t’i zaptonte, pasi që arnautët nuk deshën të dorëzohën. Kështu Lishanini, në mëngjes e nisi batalionin, i renditi dy kompani përpara, sulmoi Topanicën ku ishin mbyllur tridhjetë arnautë, prej nga me zjarrë pushkësh kundërshtonin. Ai vrik e dërgoi një dhjetëshe që ta rrethonte fshatin, pastaj sulmoi me tërë atë masë ushtarësh, arriti të marshonte në fshat. Arnautët dolën nga shtëpitë dhe filluan të ikun. Ajo dhjetëshe, e cila tanimë e kishte rrethuar fshatin, i priti, i gotitte dhe trembëdhjetë prej tyre i zuri të gjallë. Aty u zu edhe i biri i Fekës së pasur. Atë e mbyti duke i rënë me kundak të pushkës pas qafe vetë admi-nistratori i kompanisë, Avram Popoviqi.

Në fshat, në një shtëpi ishte mbyllur një arnaut, i cili duke qitur nuk lejonte të afroheshim. Të dorëzohej nuk deshi, por e vrau një ushtar tonë dhe një e plagosi. Tanën u çakërdisën dhe ia dhanë flakën shtëpisë, ai nuk deshi të dilte por aty u dogj…. /MekuliPress.com/

Pjesë nga libri i autorit serb, Dimitrije Mita Petroviq, “Borbe u Toplici 1877 – 1878” (shqip: Luftimet në Toplicë 1877 – 1878)./MekuliPress.com/

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Askush nuk e kontrollon gazetarinë dhe kritikën tonë. Ndihmojeni MekuliPress të paktën me 1 euro. Mbështete sot median e pavarur kombëtare.