Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër me një postim në Facebook ndaj Qeverisë.

Ai ka thënë se 241 raste me covid-19, Hoti thot se gjendja është normale.

’’Prej që kanë uzurpu ulëset, numrat me t’infektuar po rriten, njerëzit po vdesin, bizneset po bankrotojnë. As idenë se kanë se ç’bëjnë, që është e frikshme për qytetarët dhe bizneset. Kërkojnë zgjidhje duke ftuar këshilltarë ministra që janë përgjegjës për shkatrrimin e shëndetësisë’’, ka shkruar Basha.

Ju pëlqen!

Postimi i plotë në Facebook

241 raste shtesë me Covid-19, Dulla del thotë gjendja është duke u normalizuar.

Prej që kanë uzurpu ulëset, numrat me t’infektuar po rriten, njerëzit po vdesin, bizneset po bankrotojnë. As idenë se kanë se ç’bëjnë, që është e frikshme për qytetarët dhe bizneset. Kërkojnë zgjidhje duke ftuar këshilltarë ministra që janë përgjegjës për shkatrrimin e shëndetësisë.

Besoni se s’ka hajgare më, Kosova nuk ka luks me eksperimentu më tej me jeta njerëzish e biznese që falimentojnë çdo ditë, kështu zgjidhja mbetet një dhe e vetme, duhet t’ik Qeveria Koti që të shpëtoj Kosova.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.