Nga Jak Simoni: Dilema e iriqëve të Arthur Schopenhauer me rastin Ditës Botërore të Filozofisë

E Enjtja  e tretë e çdo muaj Nëntor  është  Dita Ndërkombëtare e Filozofisë. Bazuar në rëndësinë e  kësaj disipline në formimin njerëzor, UNESCO e shpalli këtë ditë si të tillë  që në vitin 2002. Këtë vit përkon me 75 vjetorin e dokumentit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për edukimin, shkencën dhe kulturën. Me këtë rast po sjell për lexuesit dilemën  e  famshme të iriqëve të filozofit të shquar gjerman Arthur Schopenhauer. Ai ka lindur në Danzia në vitin 1788. Veprat e tij kryesore filozofike janë: Bota si vullnet dhe përfaqësim, Vullneti i natyrës etj. Schopenhauer ishte një filozof i izoluar, që fillimisht nuk kishte famën e bashkëkohësve të tij, si p. sh. të kundërshtarit të tij të drejtpërdrejt, Hegelit,  por që do ta fitonte këtë fame në mënyrë të padiskutueshme. Për Schopenhauer, vullneti është çelësi për të shpjeguar botën. Aftësia për të kuptuar esencën e qenies sonë, d.m.th. vullnetit, përbën  çelësin për të njohur esencën e tërë natyrës: të forcës që vepron dhe vegjeton tek pemët; forcës me të cilën formohen kristalet; forcës që drejton busullën drejtë veriut dhe ajo që lind në kontaktin e dy metaleve, si tërheqja, shtyrja, ndarja, kombinimi etj.; deri tek forca e gravitetit etj.

Ai karakterizohej nga një pesimizëm ekstrem. Ja disa fragmente ku shprehet pesimizmi i tij. Tek shkrimi Mençuria e jetës ai shkruan për veset, manitë e kotësinë e veprimeve njerëzore që rendin drejt të mirave materiale, suksesit, lavdisë, dukjes, modës, luksit, konformizmit etj., të cilat nuk kanë fare ndikim tek lumturia e njeriut. Po në këtë shkrim ai shprehet se jeta njerëzore është si një lavjerrës që lëkundet  pa pushim ndërmjet dhimbjes dhe mërzisë, duke kaluar në intervale kalimtar, e më shumë iluzore, kënaqësie e gëzimi. Bota është plot nevoja dhe dhimbje dhe ato që u shpëtojnë këtyre të dyjave kanë mërzinë që i pret  pas dere. Akoma më i spikatur është pesimizmi i tij, kur po tek ky shkrim shprehet se botën do e lëmë po aq të mbrapshtë sa e kemi gjetur.

Ju pëlqen!

Vijojmë dhe e mbyllim këtë shkrim me dilemën e lartpërmendur.  Në serinë e shkrimeve Parerga und Paralipomena (shkrime plotësuese të shkrimeve të tjera) ka një shkruan për dilemën iriqëve gjatë dimrit:

Në një natë të ftohtë dimri një grup iriqësh në një strofull shtrëngohen pranë njeri tjetrit për tu mbrojtur nga të ftohtit. Por Shumë shpejt ndjejnë xhëmbat  që i shpojnë reciprokisht e dhembja i detyron të largohen njeri nga tjetri. Kur më vonë nevoja për tu ngrohur i detyron përsëri të afrohen shpohen përsëri reciprokisht. Përsërisin shpesh herë këto tentative deri sa të  gjejnë distancën e përshtatshme që i lejon ato të ngrohen dhe të mos shpohen reciprokisht.

Në raporte të tilla janë dhe njerëzit dhe këtë e tregon dhe Sigmund Freud në Psikologjinë  e masave dhe analizën e Unit.

Një ditë të këndshme filozofike!

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.