Valbona Bajrami

Dikush nga portali Periskopi duhet me dhane pergjegjesi para organeve te drejtesise per perhapje propogandash ne kete periudhe ku populli asht ne stres egzistence qe rrezikohet nga pandemia, lere ma lojnat politike per rrezim te qeverise qe direkt kane me ndiku ne mireqenje te qytetareve.

Per me ju qite ne udhe se çfare po ndodhe knej oqeani – deri tashti numri i te prekunve me CV ne te gjithe US ka arrite 22.700, prej tyre jane me shume se gjysma ne shtet te New York-ut.

Ju pëlqen!

Amerika është duke u ballafaquar vete me mungese testesh. New York me numrin me te nalte te te prekurve, është ne mungese testesh – është kaq e preme. Ne Western NY aty ku jetoj, jane nderpre testet qe dy dite per shkak se nuk kane mare kontigjent testimi, aparature dhe masash mbrojtese. Por edhe nëse marin brenda disa ditesh, është marrë vendim nga Governatori i shtetit te NY se testimet do te jene selektive.

Per me shume, nga departamenti i shendetsise na jane dergu disa instruksione qysh me nejte ne distance dhe me u izolu nga antaret e tjere te families dhe qysh me kontaktu mjekun familiar per medikamente, sepse infektivja nuk pranon me pacient per testim edhe nëse i ke te gjitha simptomet e CV. Bariere tjeter qe nuk po munden me i ardhe ne rreth asht se, shtetit te NY i mungojne edhe 110.000 shtreter per me u pregadite per dinamiken e pacienteve, sipas eksperteve. Deri sot, ka 55.000 shtreter per te gjithe shtetin te cilat nuk kryejne pune as per NY City qe ka 8 milion banorë, pa i kalkulu edhe 12 milion ne qytete te tjera te ketij shteti. Është premtu vetem nje maune me 5.000 shtreter nga presidenti Trump me u sjelle ne brigje te atlantikut gjate kesaj fundjave, si kontigjent emergjent, e qe asht vec pike uji nga kerkesat e domosdoshme.

Dikush duhet dhane pergjegjesi qe ne kete situate manipulon dhe perhape propoganda se “Amerika asht kah i ndihmon Shqipërisë, e Kosova qenka ne sanksione”. Amerika nuk është kah i ndihmon as Italise qe është ne gjendje katastrofike, sepse nuk po mundet me i ardhe rreth as shteteve te veta, e qe vetem 3 (New York, Washington State, California) nga 47 shtete te tjera dhe district of Columbia, jane ne gjendje me te rendume. Ma shume se gjysma e ketyne shteteve, kane nen 100 te infektum, gjysma tjeter 100+.

Ne qofte se Amerika asht kah i nimon Shqipërisë e Kosova qenka ne sanksione, e aq ma keq nuk po i ndihmon Italise, qe globalisht është ne gjendje me ne nevoje, edhe me rand qe shtetin e vete New York-un po e le me ra ne humnere, ku numri t te infektuarve po rritet enorm mrenda dites, ku nuk po gjejne mjete me i sherby pacienteve, por po ju japin instrukcione shpije qysh me mbijetu me forca vetanake, nuk qenka ide e keqe me org proteste edhe ne NY – mireqenja e shtetasve amerikan, para cdo cepi te botes — asht e kapshme, apo jo?

Propoganda e qellimshme dhe ndjellja e frikes ne kete periudhe pandemie globale, duhet me u denu. Kujt  sherben portali Periskopi dhe nga cilet emra konkret dirigjohet, është e ditun.

Kujt i intereson me u informu se çfare po ndodhe vetem ne nje cep te vogel te US per me u binde logjikisht se KS nuk është ne sanksione, ngrehe vegzen ose krahasoj dy lajmet ne foto:

https://www.newsbreakapp.com/n/0OV9l7SD?s=a99&pd=04HTetun

Propaganda e portalit Periskopi edhe në rrafshin brendakombëtar!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!