1. Me kushtetutë kryeparlamentari i takon Lëvizjes VETËVENDOSJE!
  2. Kryeparlamentari iu ofrua LDK-së nga LVV, dhe LDK e refuzoi para 26 dhjetorit.
  3. LVV e propozoi kryeparlamentarin pasi LDK deklaroi publikisht, 3 orë para seancës së 26 dhjetorit, se do ia votonte propozimin në Kuvend.
  4. LVV propozoi dhe votoi në seancë Glauk Konjufcën, i cili u votua edhe nga LDK dhe deputetë të tjerë, duke marrë 75 vota Pro, 27 Kundër dhe 6 Abstenime.
  5. LVV i dha publikisht emrat e 5 ministrave të qeverisë dhe e zëvendëskryeministrit që i takonin sipas marrëveshjes bujare, duke i lënë LDK-së gjysmën e qeverisë.
  6. LDK nuk dha asnjë emër, as për ministra e as për Presidentin që po e kërkon ne ngulm, por po kërkon dorëheqjen e Glauk Konjufcës – edhe pse e votuan vetë dhe ai nuk ka bërë asnjë gabim, e u zgjodh në mënyrë legjitime e ligjore.
  7. LVV i dha mundësinë LDK-së të zgjedh një ministri më shumë në vend të kryeparlamentarit. LDK u zotua ta çonte për votim në Këshillin e saj të Përgjithshëm këtë propozim të LVV, por nuk e bëri.
  8. LVV po e thërret LDK-në të ulet sërish në tryezën e bisedimeve, por LDK po refuzon.
  9. LVV ka bërë transparencë të plotë për publikun e gjerë.
  10. LVV nuk po negocion me asnjë parti tjetër edhe pse mund ta kishte bërë prej fillimit, duke pritur ende LDK-në. Ndërkohë që zyrtarë të lartë të LDK-së kanë folur publikisht për mundësinë e koalicionit me parti të tjera.

*** Dikush mund të jetë mërzitur që nuk po formohet ende koalicioni LVV-LDK, por rilexoni edhe një herë 10 pikat më lart për të parë pse nuk po formohet.