Sot në disa media të pushtetit ka qarkulluar një status i ish-deputetit të PD-së, Gent Strazimiri, i cili ankohet edhe për sjelljen dhe moralin e shoqërisë shqiptare.

Nuk kemi të bëjmë me një “lajm”, por me një inskenim propagandistik që konsiston në demaskimin e ish-deputetit me tezën se në dështim e sipër, opozita tani fajëson popullin. Mirëpo populli, shoqëria, patjetër që kanë përgjegjësinë e vet në këtë që ndodh. Shikoni se çfarë bëri një gjoja pandemi. Para se koronavirusi të mbërrinte në Shqipëri, jeta këtu ecte me kriterin e dukjes e të luksit. Vallë kush është ai shqiptar që nuk ka origjinë fisnike? Që nuk ka mirëqenie e makinë të mirë?

Pa bukë, ku tjetër mund të ketë dalë një fjalë e tillë?

Ju pëlqen!

Mirëpo mjaftoi një muaj grip dhe befas të gjithë dolën se nuk kanë bukë. Se po falimentojnë, se obobo, ku të venë të mbyten. Ky polarizim sjelljeje buron nga hipokrizia.

Nëse ka një arsye pse ne jetojmë në Diktaturën e Korrupsionit, është patjetër edhe miratimi i gjerë që ka korrupsioni mes nesh. Dhe nëse ndryshimi nuk vjen ndonjëherë në këtë vend është edhe për faktin se ne nuk e duam ndryshimin, thjesht kemi zili Ramën, Metën, Bashën për paratë që kanë. Do të donim t’i kishim vetë. Çdo nismë tjetër politike apo shoqërore në Shqipëri që nuk konsideron paranë, quhet si Radikale. Pak rëndësi ka se ja di kuptimin kush termit.

Por meqë Strazimiri është përherë tabelë qitjeje në një vend ku nuk mbeti më katundar pa u bërë gazetar dhe spiun pa u bërë këshilltar pushteti, po sjellim një qëndrim të Ismail Kadaresë për arsyet e vendosjes së Diktaturës së Enver Hoxhës. Dhe meqë Kadarenë nuk e kundërshtojnë dot sepse e kanë kompleks, le ta dëgjojnë edhe për të kuptuar se fakti që Edi Rama livadhis sot është edhe sepse ai e ka të lehtë të korruptojë shumëkënd në këtë vend ku ekziston vetëm etika e atij që ëndërron se është i pasur.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!