Persona të panjohur kanë djegur dy vetura të familjes së Sabit Gecit. Njëra veturë e tipit Audi pronë e Sabit Geci dhe një tjetër BMW e vajzës së tij janë përfshirë nga flakët sot rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen Pejton të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër, kur dy të rinj të maskuar, sic shihen në kamerat e sigurisë, i janë ofruar veturës së Gecit e kanë lyer me benzin dhe ia kanë futur flakën në kohën kur familja Geci ishte në gjumë.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe, pasi ka parë kamerat e sigurisë, e ka cilësuar këtë akt si zjarre vënie të qëllimshme. Një përgjigje për T7, policia ka thënë se kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast.

Ju pëlqen!

Familja Geci në një përgjigje për T7 kanë treguar se si i gjetën të djegura dy veturat e saj.

“Rreth orës 4:20 e mëngjesit një fqinje i ka rënë ziles së shtëpisë, kemi dalë në ballkonin e shtëpisë dhe e kemi pyetur se çfarë është në pyetje, na tha se i kam telefonuar zjarrfikësit sepse është duke u djegur vetura te cilën e vozit Sabiti. Zjarrfikësit dhe policia erdhën shumë shpejt. Në shtëpi i kemi të vendosura kamerat, more t’i shikoj. Aty kemi vërejtur se vetura nuk ishte djegur vetë, por ishte djegie e qëllimshme nga dy persona. Kështu që, ne si familje presim qe ky rast te hetohet dhe sa më shpejt të zbardhet e vërteta”

Ndërkohë një ngjarje pak a shumë e ngjashme ka ndodhur para disa ditësh edhe në lagjen Bregu i Diellit, kur disa persona kanë djegur veturën e familjes së Rrustem Mustafës-ish komandant i ZOLL-it.

Një storje me detaje tjera rreth kësaj ngjarje përfshirë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë, do të keni mundësi ta ndiqni gjatë emisionit Frontal që fillon prej orës 17:00 në T7.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!