Një në pesë vdekje në nivel global lidhet me dieta të këqija, thonë ekspertët, duke paralajmëruar se konsumimi i tepërt i sheqerit, kripës dhe mishit vret miliona njerëz çdo vit.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se gati një miliard njerëz në botë janë të keq-ushqyer, ndërsa afro dy miliardë të tjerë janë mbi peshë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Por, studimi i fundit i ekspertëve ndërkombëtarë, i publikuar në revistën mjekësore The Lancet, tregon se pothuajse në të 195 vendet e anketuara, njerëzit hanë shumë nga llojet e gabuara të ushqimit dhe konsumojnë nivele të ulëta të prodhimeve më të shëndetshme.

Sipas studimit, dietat më të rrezikshme janë ato që përmbajnë shumë kripë, pak drithëra dhe pak pemë.

Sasitë e vogla të arrave, farave, perimeve, prodhimeve të detit dhe fibrave janë vrasës të tjerë të mëdhenj, thuhet në studim.

“Dieta është një nga drejtuesit dominues të shëndetit në mbarë botën”, tha autori i studimit, Christopher Murray, drejtor i Institutit për Matje dhe Vlerësim të Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit.

Studimi shqyrtoi trendet e konsumit dhe të sëmundjeve midis viteve 1990-2017./REL /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress