DIELLI & HENA
Dielli dhe Hena jane dy nga symbolet qe lidhen shume ngushte me paganismin, besim ky nga paraardhesit tane qe edhe ne ditet tona perdoret akoma. Sic na thote dhe Edwin Jacques, por dhe sic ne vet dijme, ne nje menyre apo tjetren ne jemi pagan por ende nuk e kemi kuptuar ose nuk arrijme ta kuptojme. Nje shembull shume i thjeshte eshte kur ne betohemi. ”Per kete gur”, ”Per ket dhe” ”Per koken time”, ”per syt e ballit” etj… Themi gjithashtu kur duam ti bejme nji komplimet tjetrit, ”qeka yll bote” ”e bukra dheut”… Shikoni diku Krisht apo Mohamed ketu? Keto pra miqt e mij, sic po kuptoni nuk u shfaqen sot apo dje, kan qen aty kur filloi vet koha, jane dhe do vazhdojne te jene aty. Eshte pikerishte besimi i te pareve tane te cilin fet abrahamike e kopjuan dhe e qendisen ne metrat e tyre.
Ne foto shikojme kryqe te medha prej druri ne shumicen e varrezave te Dukagjinit dhe Pulatit, te cilat tregojne ne skajet e kraheve diellin dhe gjysmehenen. Karrigeja per tu mbeshtetur ka Diellin nga mbrapa, kurse aty ku mbeshtesim duart jan dy henat dhe eshte nje objekte ku sigurisht ulet vetem i zoti shpis. Keto simbole aq te vjetra sa vet koha, ndodhen dhe sot ne malesine tone te bukur, ne Theth. Me poshte shohim kryqe katolike dhe akoma me poshte gur varri mysliman te kokes, me formen e diellit dhe te kembes me formen e henes qe perdoret sot midis myslimaneve. Nuk jane gje tjeter vecse ”copy-paste” te nje tranzicioni Pagan ne ate Abrahamik. Por une dua te depertoje akoma me thell dhe te ndaj me ju keto dukuri mijravjecare, dhe rolin e tyre ne lashtesi duke ju referuar ne kete menyre, Platonit, Herodotit por edhe Strabonit.
Ballafaqimi i motiveve te ndryshme te diellit e te henes qe na japin deshmite etnologjike, me ato qe na jep arkeologjia dhe autore antike, na lejojne te mendojme se ketu kemi te bejme me nje vazhdimesi te simbolikes se diellit e te henes qe nga Iliret, ne Mesjete e deri ne ditet tona dhe se kjo simbolike dikur eshte perdorur ne funksion magjik, mbrojtes, fatsjelles. Por nga ana tjeter kjo duhet pare si nje tradite mbarballkanike e mesdhetare e nga kjo verejme nje vazhdimesi ne rrenjet e lashta te kesaj dukurie.
Nje element me rendesi per kultin e diellit e te henes eshte edhe tatuazhi, i cili na deshmohet pothuajse ne te gjithe Shqiperine. M. E. Durhami, qe ka bere kerkime te posacme ne lidhje me kete ne Bosnje, ne Hercegovine e dicka ne Shqiperine Veriore, ka vene re se ne tatuazh, ne menyre te rendomte na paraqiten dielli e hena bashke. Autorja mendon se ketu kemi te bejme me kultin e lashte te diellit e henes nde Iliret e se tatuazhi s’ka te beje fare me Greket, as me Romaket e as me Sllavet qe erdhen me vone ne keto ane. Ky mendim zonja dhe zoterinj gjen mbeshtetje te Herodoti, te Straboni, Ciceroni e Plutarku, te cilet na bejne te ditur se tatuazhi ishte nje zakon i Japodeve e i gjithe fiseve te tjera Ilire e Trake te cituar prej saj. Doni te dini me shume? Asnji problem. Le te depertojme me poshte atehere.
Mitologe te ndryshem te kohes sone, duke u mbeshtetur ne deshmite e lashta, pohojne se ne Greqi dhe ne Romen klasike dielli e hena nuk kishin ndonje fare kulti te dukshem ne panteonin e tyre. Platoni pohon, qe ne kohen e tij, fqinjet e Grekeve, barbaret, e adhuronin diellin, ndersa Greket, thote ai, dikur do ta kishin adhuruar, por, nga ana tjeter shton se ne kohe te tije, ne Greqi s’kishte ndonje kult, vecse ne ishullin Rodi, ku ndsohta ishte me origjin te huaj. Mos kini merak se kam dhe citimin (Plato, Cratylua, faqja 397). Mendojme dhe me te drejte qe ketu eshte fjala per Iliret e Traket si adhurues te diellit. Maksimi prej Tiri na deshmone se fisi Ilir i Peoneve e kishte diellin perendine me te adhuruar dhe e paraqiste ne formen e nje disku te vendosur mbi nje porteke (Svoronoe, vep. cit., f. 18). Por ka dhe dicka tjeter zonja dhe zoterinj. Une s’mund te ndalem ketu dhe dua ta mbylle kete shkrim me Herodotin.
Herodoti na sjell nje legjende Maqedonase sipas te ciles, Perdika (ilirian) i ardhur ne Lebias, nga viset e Ilirise, e adhuronte diellin si perendi qendrore dhe kishte besim ne fuqine fateprurese te tij. Ai i falej diellit dhe e vizatonte ne toke ne forme rrethi (Herodoti VIII-137).
Keto jemi ne, kjo tradite eshte e jona. Mos ja lejoni vetes te harrohet. Ju faleminderit.

Shkruan, Eno Eneo
MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!