Pas disa shkrimeve ofenduese për diasporën shqiptare, gazetarit Valon Syla iu është mbyllur profili në Facebook. Kjo ka ndodhur pas raportimeve që iu janë bërë në këtë rrjet social.

Syla është munduar të fshehë ketë largim nga facebook duke thënë se këtë rrjet social e ka çaktivizuar pasi i ka marr dy “report” nga Facebook.

“Nuk më është mbyllur, por e kam mbyll vet, sepse kam marr dy report nga Facebook”, tha gazetari, i cili mërgimtarët shqiptarë i quan “analfabetë e primitivë”.

Ju pëlqen!

Së fundmi, Syla ka lëshuar dy deklarata të njëpasnjëshme në Facebook lidhur me ardhjet e bashkatdhetarëve në Kosovë, për festat e fundvitit, teksa e ka kundërshtuar idenë se “është inekcion ekonomik” e kjo gjë i ka acaruar bashkëatdhetarët.

“Ngoni gërrnaça. Me pas efekt ekonomik, duheni me kriju punësim. Për ka 200 euro që ja u leni plakave bashkë me korona-virus, kurrfar efekti ekonomik s’është”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

“A e dini se 1 njeri me majt në Kosovë kushton minimumi 320 euro për muaj, ose 3840 euro në vjet. Kosova i ka 1.7 milionë banorë, për me majtë Kosovën duhen 6.5 miliardë e 280 milionë euro. Nga ju vinë vetëm rreth 400 milionë remitenca, tjerat bleni banesa, konzumoni e tjerë, që i afrohen 900 milionshit. Pra nja 5.5 miliardë i prodhojmë e i harxhojmë ne këtu, na që sjemi diasporë. Paratë e juaja janë konzum ma i vogël se kosovarët që së bashku i harxhojnë në Shqipëri çdo verë, përafërsisht 3 miliardë euro. Kush si permend se marre është”, ka shtuar tutje ai në reagimin e parë.

Në reagimin e dytë, gazetari i pushteteve, Syla, ka pasur disa propozime për bashkatdhetarët.

“I lus gërrnaçat që në këtë turrë mi ndreq dhëmbët hatri jonë këtu. Me na ndreq edhe ekonominë tu i ndreq dhëmbët e juaj. Kqyrni ndreqnu edhe thonjtë, feniratnu, edhe poliratni kerret. Hani edhe naj qebap, naj redbull, kush e blen një kofe me akull me vodkë 1L edhe ma mirë… Se ma lirë është. Se a për neve pe bleni? Ne në Gjermani e Zvicër s’ja u qet. Fleni si sardina në konzervë midis Evropës. Për ata mos na teshni. Se për veti e keni. Mirë se vini në Kosovën e lirë. Mks e teproni, se dalim fitim”, ka përfunduar ai.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!