E tani, ç’ti them atij?

Përgjigje nga unë, pret ai!

Fëmi e shqiptar në Norvegji.

Ju pëlqen!

E ky më pyet për histori,

– Babi, cilët janë ata që ndërtuan Shqipëri?

Ai pret, pret, e unë përgjigje “s’di”.

– Ata trima e heronjë që bënë histori,

– Babi, të lutem m’i rrëfe tani.

Heshti unë, i trishtuar deri n’pafund…

– Skenderbeun ma vizatove,

-përnat në mbrëmje ma madhërove, babi,

-Nënë Terezën në fotografi, këtu të madhe, në shtëpi e kemi.

-Pse lavire dikush e thiri, o babi?

-Isë Boletini ka punuar për Serbi,

-kështu e tha njëri!?

– Babi, më gënjeve tani!

Çfarë t’i them unë atij?

“Nokë, nuk kemi histori…?!”

– Babi, pres të mësoj nga ty, përse akoma s’kemi Shqipëri?

Unë ngurroj, i ligshtë e i pafuqi,

i vogël në imtësi.

N’mendime varfëri,

lot n’sy,

e pa burrni.

Nokë! O Nokë!

“Ti s’ke kombësi”,

“ti je diçka i ri!”

– Kush jam unë, o babi?

-Shqip, pse flas unë tani?

-Flamurin Shqiponjë, përse e kemi në shtëpi e në dhomë?

-Më të u rrita, babi!

I vogël Noka shumë;

Fjala e tij e randë shumë,
… m’grryen si plumb;

Po m’vret e po m’hedhë në gjunjë.

“Ti s’je shqiptar, je kosovar”,

kështu e thonë ca politikanë bukëshkalë.

“Je shiftarë,

pa identitet,

pa flamur e pa varr!”.

Si t’a burrënoj Nokën unë tani?

N’a i vodhën heronjë, Flamur e histori.

Shekulli njëzet e një,

Unë përgjigje s’di!

I pashpresë unë! I hutuar ai; I imi, i dashtuni fëmi, i pafajshmi shqiptar, i harruar diku në Norvegji. Pa histori!

Sa çudi! Ai më pret, e unë përgjigje “s’di”.

Shqipëri,

Më ndihmo tani!

  • Gëzim Mekuli
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.