Në të ardhmen, mjeku juaj mund të jetë i aftë të zbulojë nëse vuani nga kanceri vetëm duke ju bërë një analizë të thjeshtë gjaku. Studiues nga Universiteti Johns Hopkins në një publikim të bërë  në revistën shëndetësore “Shkencë”,  raportuan se kishin zhvilluar një analizë gjaku që mund të vërejë shenjat e hershme të kancerit.

Studiuesit analizuan gjak për ADN dhe proteina të lidhura me tetë lloje të ndryshmë kanceri. Ata ishin të aftë të identifikonin fazat e hershme të kancereve nga më shumë se 1000 pacientë me lloje të ndryshme të kancerit që nuk ishin përhapur akoma. Mbi të gjitha, analizat zbuluan 33% nga 98% e kancereve, në varësi të llojt të tumorit.

Analiza e zhvilluar kishte gjithashtu një shkallë të ulët të përgjigjeve fallco – pozitive. Kur u testua në më shumë se 812 individë të shëndetshëm, më pak se 1% e rezultateve raportuan prezencën e kancereve në njërëz që në fakt nuk e kishin atë. Në disa raste, studiuesit ishin të aftë dhe të zbulonin se çfarë lloj kanceri kishte një individ, duke u bazuar në mostrën e gjakut.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Këto rezultate mund të çojnë që në të ardhmen të zhvillohet një mjet depistimi që mund të ndihmojë në zbulimin e kancereve kur ata janë akoma në fazat e hershme, duke e bërë më të lehtë trajtimin.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...