Rigejs Alushi nga Lezha, i cili thotë se di 4 gjuhë të huaja, është rikthyer nga emigrimi dhe merret me blegtori. Ka 110 krerë dele dhe nuk e mendon më largimin, madje ka një apel për të rinjtë që nuk po e gjejnë veten në vendlindje.

“Punoja gjithmonë në lokale, kamarier dhe kam pas dashuri për kafshët dhe thashë po kthehem dhe të hap fermën time. U fiksova tek delet dhe kush ka dele e di sa e dashur është delja”, thotë Alushi.
Rigejsi tërheq vëmendjen kur kalon në rrugët e fshatit turistik “Ishull-Lezhë” me tufën e deleve. Shtatë vite më parë kur u kthye nga emigrimi për të hapur fermën në vendlindje thote se u paragjykua, por tani jo më…

“Realisht në fillim ka qenë e vështirë. Kisha jetu 4 vjet e gjysmë jashtë, dhe kur më shihnin mendonin se kisha ndonjë problem, dhe në fillim kisha ndrojtje”, thotë Alushi.

Ju pëlqen!

38-vjeçari ka 110 krere bagëti të imëta për të cilat kujdeset vetë në shtallë dhe në kullotë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!