Me iniciativë të disa aktivistëve sot mbahet aktiviteti me titull “Dhunues je ti” si protestë dhe përpjekje për ta ngritur vetëdijen kundër dhunës ndaj grave.

Kjo ngjarje pritet të zhvillohet në ambientet e Qeverisë së Kosovës më 14 janar duke filluar nga ora 12.

Këta aktivistë thërrasin vajza e gra nga i gjithë vendi, që t’i bashkohen kësaj kazue me qëllim parandalimin e dhunës ndaj gruas.
“Dhuna ndaj grave në çdo formë është cenimi ma i madh që po u bëhet grave dhe mundësisë që ato me jetu të lira dhe me prosperitet, ashtu siҫ garanohet me çdo të drejtë të njeriut. Të drejtat e grave, githandej në botë, vazhdojnë me u cënu. Gratë po vriten çdo ditë si pasojë e nji sistemi shtypës social e shtetëror që po e legjitimon këtë shtypje.

Ju pëlqen!

Në Kosovë, vetëm gjatë tri viteve të fundit (janar 2017- tetor 2019) janë vrarë 11 gra si pasojë e dhunës në familje. Gratë po vazhdojnë të vriten sot e kësaj dite! Në këtë periudhë ka pasur 3394 gra që kanë raportuar dhunën. Edhe pse numri i raportimeve të dhunës vazhdon të rritet, mbetet i ulët në krahasim me dhunën që nuk raportohet.

Në Kosovë, por edhe kudo në botë, dhuna vazhdon të mos njihet në të gjitha format e saj. E kujtojmë që dhuna seksuale, emocionale, ekonomike e fizike që ushtrohet ndaj grave normalizohet nga shoqëria dhe shteti ynë cdo ditë. Viktimat vazhdojnë të fajësohen e dhunuesit nuk dënohen!

Me fjalët “Dhunuesi je ti!” ne i drejtohemi institucioneve tona që shtypin e dhunojnë gratë, si ato shtetërore e shoqërore. Me këtë thirrje, ne i bashkangjitemi zërit të grave gjithandej globit në përpjekje për t’u dëgjuar si një zë i fuqishëm që kundërshton një jetë me dhunë në çdo formë.

Prandaj, ne, ÇIKAT DHE GRATË E KOSOVËS po mbledhemi e po e performojmë këtë kangë bashkë! Po e protestojmë ҫdo institucion që ka dhunu e përdhunu gratë për së dyti kur s’kanë ofru ndihmë e drejtësi e që vazhdojnë me bo të njejtën sot e kësaj dite!

Sa ma shumë prej zërave tonë, aq ma shumë jehonë. Jehonë për barazi e drejtësi!

Kështu që hajdeni çika e gra prej cilitdo qytet e katun, prej cilësdo fushë, prej shpisë a punës, thujeni me zonin e ju’j përmes kësaj kange! Shteti shtypës asht’ dhunus!”, shkruajnë ata.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!