Lajmi se gjashtë personave iu është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, për rastin e njohur si “rasti i të miturës nga Drenasi” ka marrë vëmendjen e mediave kryesore të botës.

Një nga mediat kryesore të botës, BBC, shkruan se prokurorët në Kosovë kanë ngritur aktakuzë për gjashtë persona të dyshuar për përdhunimin e një të reje, rast ky që goditi shtetin e Ballkanit.

Adoleshentja dyshohet se është abuzuar nga një mësues dhe më pas nga një polic për më shumë se dy vjet, kur ishte vetëm 16 vjeçare.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Prokuroria kishte filluar hetimet pasi që për këtë rast ishte bërë e ditur përmes mediave.

Në shkurt të këtij viti, Policia kishte arrestuar një mësues, një polic dhe një gjinekolog të akuzuar për detyrim në kryerje të abortit në mënyrë të jashtëligjshme, raporton Express.

Lidhur me këtë kishte reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që e kishte përshkruar rastin si ‘tragjik’.

Rasti kishte provokuar zemërim në Kosovë, derisa ishin mbajtur protesta për të drejtat e grave para selisë së Policisë në Prishtinë.

Të mekurën, Prokuroria ka thënë se gjashtë persona përfshirë mësuesin dhe policin kanë aktakuzë lidhur me rastin.

Ata po akuzohen “nën dyshimet se kishin kryer veprën e abuzimit seksual, abuzimit të pozitës së tyre … dhe nxitjen e një shtatzënie të paligjshme”, është deklaruar Prokuroria.

Si kishte ndodhur rasti?

Sipas raportimit të mediave, dyshohet se vajza është dhunuar për herë të parë në vitin 2017 nga mësuesi i saj.

Derisa ajo e kishte raportuar rastin në polici, dyshohet se është dhunuar në mënyrë të vazhdueshme nga një polic i cili po e hetonte rastin. E mitura me të njëjtin kishte mbetur shtatzënë. Në janar, i njëjti polic e kishte dërguar në Prishtinë, duke e detyruar që të kryejë abort. Të dy këta i kanë mohuar akuzat, thuhet sipas raportimeve.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka ngritur aktakuzë dje kundër gjashtë të pandehurve me inicialet Sh.Gj., V.V., G.H., F.C., I.R., dhe H.H., për shkak të dyshimit për abuzim në rastin e vajzës nga Drenasi.

Në njoftimin për media thuhet se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”, “Shtytja në ndërprerjen e palejuar e shtatzënësisë” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”.

Foto nga artikulli i publikuar nga BBC
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...