Sot në Shqipëri janë arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë protestuar bashkë me banorët në Thirrës kundër ndërtimit SHKATËRRUES të hidrocentralit në lumin Thirrë, shkruan MekuliPress.com

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Shqipëri, Ilaz Shehu përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar lirimin e aktivistëve, që sipas tij janë arrestuar pas protestës.

Një njoftim të tillë e ka bërë edhe LVV qendra në Shqipëri, të cilët kanë publikuar edhe fotografi.

Ju pëlqen!

“Mbas mbylljes së protestës, dhjetra kilometra larg vendit të protestës policia e shtetit i ka ndjekur aktivistët në mënyrë tinëzare, duke i ndaluar më tej dhe duke i shoqëruar për në Komisariatin e Lezhës”, thuhet në shkrimin e tij.

Ai tutje ka shkruar se nga ky pushtet nuk presin asgjë.

“Kurse Policisë së Shtetit i bëjmë thirrje që të mos vendoset në funksion të këtij pushteti”, ka shkruar ai.

REAGIMI I PLOTË I VETËVENDOSJES NË TIRANË:

Të ndalet zaptimi i lumenjve, të lirohen protestuesit
Sot, banorët e fshatrave Thirrë e Sang të Mirditës mbajtën një protestë qytetare, kundër zaptimit të Lumit të Thirrës prej hidrocentraleve të vogla private, të cilat po shkatërrojnë mjedisin dhe ekosistemet në Shqipëri. Uji i cili prej shekujsh ka qenë e mirë publike e natyrore, që është përdorur për tokat e për bagëtitë, e që sigurisht është baza e jetës për florën e faunën vendore, po mbyllet nëpër tuba nga biznesmenë abuzivë me lejen e pushtetit në Tiranë. Kjo politikë që po shkatërron Shqipërinë, nga Valbona e deri në Vjosë, duke prekur edhe Lumin e Thirrës, degë e Lumit Fan, e fshatrat Thirrë e Sang, po rezulton në spastrimin e zonave të tëra prej banorëve. Ky gjest anti-shqiptar që po i zbraz krahinat e Shqipërisë, nuk ka qenë e mundur të bëhet nga asnjë pushtues, me lehtësinë që po bëhet nga pushtetarët tanë.
Në këtë protestë paqësore, me ftesën e banorëve të fshatit kanë marrë pjesë edhe disa aktivistë, bashkë me kandidatin e pavarur për Qarkun e Lezhës, Iliaz Shehun. Bashkë me banorët, në mënyrë simbolike ata u ulën për disa minuta në vendin ku mbahej protesta, për të tërhequr vëmendjen e publikut për një kauzë kaq të rëndësishme për të gjithë Shqipërinë. Por, pas përfundimit të protestës, pasi janë nisur me automjete drejt Lezhës, policia ka ndaluar disa aktivistë, dhe i ka shoqëruar drejt komisariatit në Lezhë. Ky veprim policor është tërësisht në shkelje të së drejtës të protestës, e cila është e drejtë njerëzore, demokratike e kushtetuese.
Kërkojmë urgjentisht lirimin e aktivistëve Sindi Osmani, Agnesa Kastrati, Miranda Marku, Emanuela Kamshi, Martin Paci, Merita Marku, Luigj Vokrri, Abi Shehu, Ester Celami, Fatime Paja, Pjetër Gjergji, Domeniko Lipi e të tjerë që janë shoqëruar e që ende nuk kemi konfirmim për emrat. Abuzimi që pushtetarët dhe pushtuesit e etur për fitim të padrejtë po kryejnë ndaj mjedisit, trashëgimisë kulturore, hapësirave publike, pronës së përbashkët, të drejtave qytetare e punëtore dhe vetë demokracisë e shtetit tonë, krijon vazhdimisht shkas për protesta, e shtypja policore e protestave e bën Shqipërinë të hedhë hapa pas në historinë e saj.
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.