Turistët udhëtojnë çdo vit për të parë monumentet e famshme dhe vende drithëruese, duke shpresuar për një depërtim më të thellë në strukturat misterioze, dhe atë se çfarë ka ndodhur brenda tyre mijëra vite më parë.Por ndonjëherë, gjëra të çuditshme ndodhin tek njerëzit e zakonshëm në qytetin e tyre. Gjetja saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe pse, ka zgjuar interesin e miliona njerëzve në mbarë botën, sidomos kur duket se s’mund të gjendet dot një shpjegim logjik.10. Kubi i SalcburgutNë vitin 1885, Reidl, një punonjës në një uzinë të vogël austriake, zbuloi Kubin misterioz të Salzburgut. Ai çau një shtresë qymyri, duke gjetur një kub të çuditshëm hekuri brenda tij. Kubi kishte shumë të çara dhe vrima të vogla, një ngjyrë të çuditshme, dhe një çarje të thellë në qendër. Reidl nuk kishte parë kurrë diçka të tillë, kështu që ia tregoi shefit të tij, dhe së bashku e dorëzuan në Muzeun ‘Heimathaus’ të Vjenës.Vitin tjetër, një profesor në muze me emrin Adolf Gurlt, e studioi kubin dhe vendosi që ai ishte pjesë e një meteori. Por studime të mëtejshme nga Muzeu i Historisë Natyrore në Vjenë, provuan se kubi nuk ishte në fakt një meteorit, por një objekt i prodhuar artificialisht nga një burim i panjohur.Mendohej se qymyri që e “prodhoi” Kubin e Salcburgut, ishte të paktën 60 milionë vjet i vjetër.Ajo që e shton misterin rreth Kubit, është se si disa njerëz në fakt besojn se ai është zhdukur. Arsyet për këtë veprim, variojnë nga ekzistenca e një komploti të fshehtë, deri tek hedhja në plehra si një copë shkëmbi e pavlerë. Kjo, natyrisht injoron faktin se Kubi në fakt ekziston, dhe mund të gjendet në mënyrë të sigurtë në shtëpinë e tij të zakonshme, Muzeun “Heimathaus në Vjenë.9. Mumja “ulëritëse”E zbuluar në vitin 1886, një mumje me një shprehje agonie në fytyrën e tij, ka qenë prej kohësh objekt i spekulimeve. Kjo mumje, i ka të gjitha organet e paprekura, çka nuk është e zakonshme në procesin e mumifikimit. Shumë teori interesante kanë lindur prej atëhere, edhe pse asgjë nuk është vërtetuar, si e drejtë ose e gabuar.Bob Brajer, arkeolog në Universitetin Long Island, spekuloi se dy persona ishin përgjegjës për shprehjen e agonisë në fytyrën e mumjes. Njëri ishte vrasësi, ndërsa tjetri ai që siguroi ruajtjen e plotë të trupit (ndoshta për shkak të një marrëdhënie personale me viktimën).

Studiuesit dhe arkeologët e tjerë, kanë dalë me teori që variojnë nga vrasja gjakftohtë, tek helmimi apo varrosja për së gjalli.Një dokumentar i veçantë në vitin 2008 nga “National Geographic”, shqyrtoi mundësinë që mumja të mund të jetë princi Penteuer (i biri i faraonit Ramsesi III), i cili ishte i dyshuar për planifikimin e vrasjes së babait të tij.

Dokumentat e lashta në shekullin XII-të, pohojnë se një nga gratë e Faraonit Ramses III,  u përpoq të komplotojë për të vrarë atë, për shkak të dëshirës së saj që Penteueri të rrëmbente fronin.Mendohet se kur ky plan u zbulua, si dënim ajo e helmoi Penteuerin dhe e mbështolli atë në një lëkurë dashi, pasi u mumifikua. Nëse ka ndodhur vërtetë kështu, “ulërima” mund të ketë qenë për shkak të dhimbjes nga efekti i helmit.

Megjithatë, kësaj mumje iu bënë vetem një skanim, dhe mbetet një spekullim i pastër nëse ishte në fakt ishte Princi Penteuer. Teori më pak të bujshme, sugjerojnë se nofulla e mumjes është e hapur, thjesht sepse koka e tij ka shumë të ngjarë të jetë lëvizur pas vdekjes.8. Pishtarët që digjen përherëPishtarë që vazhdojnë të digjen pa përdorimin e ndonjë lënde djegëse, u zbuluan në të gjithë botën gjatë Mesjetës. Ato ishin të vulosura në varre, për t’i siguruar të ndjerit dritë gjatë rrugëtimit të tij për në botën e përtejme.

Disa nga këto varre u hapën shumë vite më vonë, dhe pishtarët ishin ende duke u djegur.Supersticiozët u tmerruan nga kjo dukuri, duke shkatërruar çdo pishtar që ata gjenin. Njerëzit akuzuan priftërinjtë paganë për magji. Të tjerët thjesht refuzuan të besojnë, se një pishtar mund të digjet për një periudhë të pacaktuar kohore. Shumica dërrmuese, pohoi se përgjegjës ishte Djalli.U përhapën ndërkaq spekullime, se komunitetet hebraike kishin zbuluar dhe ruajtur atë që sot njihet si energjia elektrike. Sipas legjendës, një rabin francez i quajtur Jechiele, zotëronte një llambë që mund të ndizej në vetvete, pa karburant apo fitil. Sipas kësaj historie, Jechiele shpiku një buton të veçantë që do të shkarkonte rrymë elektrike dorezës së derës metalike.

Nëse dikush e prekte atë dorezë në të njëjtën kohë që rabini prekte gozhdën, personi do të merrte një goditje të dyfishtë.Edhe pse energjia elektrike është diçka e e zakonshme në ditët e sotme, të gjithë ata që janë përpjekur të prodhojnë llambat që punojnë gjatë gjithë kohës kanë dështuar. Prandaj, mbetet pyetja:Si ato llamba qenë në gjendje të qëndronin ndezur për qindra vjet, pa asnjë lëndë djegëse?7. Shpellat Panxian DadongShpellat Panxian Dadong janë të njohura, se kanë strehuar njerëzit rreth 300.000 vjet më parë. Është e gjithashtu e njohur se në afërsi të tyre, kanë banuar edhe kafshë të mëdha.

Megjithatë, shkencëtarët, qenë tejet të befasuar kur zbuluan depozita prehistorike, të cilat tregojnë se stegodonët dhe rinocerontët kanë jetuar, ose të paktën kanë ngordhur brenda në shpella.Ata e cilësuan këtë zbulim si shumë të çuditshëm, duke patur parasysh se shpellat ndodhen mbi 1.600 metra mbi nivelin e detit. Paleoantropologu Lin Sheparc, tha se është shumë e rrallë të gjesh kafshë në një shpellë ku zakonisht ato nuk kanë jetuar.

Ajo beson se ka shumë të ngjarë që stegodonët dhe rinocerontët, thjesht të endeshin nëpër shpellë. Sidomos rinocerontët, janë kafshë të vetmuara që kullosin më vete.E megjithatë, këtu gjenden mbetjet e tyre. Një prej teorive thotë se ishin kafshët mishngrënëse ato që i vranë gjitarët, dhe i tërhoqën zvarrë deri në shpellë. Por, më shumë gjasa përgjigja më afër së vërtetës, është ndërhyrja e njeriut.Inspektimi i eshtrave tregoi se ato ishin djegur dhe pastaj mprehur nga një objekt, që mund të ketë qenë prej guri.

Ekspedita e fundit në këto shpella u zhvillua në vitin 1998. Deri më sot, nuk ka pasur asnjë progres të mëtejshëm në zbulimin e arsyes, sesi ato kafshë hynë në ato shpella.6. Zonja e Fronit më ThumbaZonja e Fronit më Thumba, është emri i përshtatshëm për një objekt misterioz dhe unik, që daton në vitin 2700 para Krishtit. Ai mbetet një nga objektet e lashta më të çuditshme, që është zbuluar ndonjëherë.

Pasi u sigurua, se nuk ishte një vepër e falsifikuar, arkeologu italian Masimo Vidale dhe ekipi i tij, vërejtën pamjen e veçantë të saj.Objekti është ndërtuar si një automjet i madh- me shumë gjasa si një qerre ose anije – duke përfunduar në pjesën e përparme me figurinën e kokës së një demi të madh. Brenda automjetit ndodhen 15 figura, që formësojnë atë çfarë mund të përshkruhet si një procesion. Në ato figura, ka gjurmë të ngjyrës së verdhë, të kuqe dhe të zezë.Disa nga figurat e meshkujve, kanë të njëjtat zbukurime rreth qafës dhe mbi kokën e tyre. Janë të “veshur” me fustane konike, të cilat nuk janë vërejtur në figurinat e tjera të ngjashme. Ju gjithashtu mund të shihni figurën e një femre të ulur në një “fron me thumba”, ndaj dhe ka marrë emrin e Zonjës së Fronit me Thumba.Vidale arriti në përfundimin se kjo vepër u krijua nga qytetërimi i lashtë Indus, por kuptimi dhe qëllimi i saj mbetet një mister. Nuk ka asnjë dëshmi që të sugjerojë, se Indusët kanë përdorur ndonjëherë automjete me katër rrota, dhe nuk dihet nëse objekti është realizuar për ndonjë përdorim ritual, apo për ndonjë qëllim tjetër më praktik.5. Struktura e lashtë në detin e GalilesëNë vitin 2003, shkencëtarët zbuluan rastësisht një strukturë rrethore nën Detin e Galilesë. Duke e publikuar zbulimin gati 10 vjet më vonë, gjeofizikanti Shmuel Marko i tha CNN-it, se ishin shumë të befasuar kur kishin parë atë që dukej si një statujë e epokës së broxit në fund të oqeanit. Marko spekuloi se struktura e lashtë, mund të ketë qenë një çerdhe detare.Megjithatë, shumica e arkeologëve besojnë se ajo ishte e vendosur në tokë, dhe më pas u përmbyt nga uji me kalimin e kohës. Struktura është e përbërë nga basalti dhe ka formën e një koni. Me përmasa 70 metra e gjerë në fund dhe 10 metra i gjatë, ajo vlerësohet se peshon 54.5 milionë kilogram (60.000 ton), ndërsa mund të krahasohet me madhësinë e dy “Stonehenges”.Mosha e saj është vlerësuar të jetë mes 2000-12.000 vjeçar, një diapazon kohor i përcaktuar duke llogaritur sasinë e rërës së akumuluar mbi bazën e strukturës, si dhe duke e krahasuar atë me struktura të ngjashme.

Arkeologu Dani Nadel, ka vërejtur se struktura ka tipare të ngjashme me atë të vendeve të tjera të vendvarimeve të lashta në atë zonë.Duke e cilësuar një zbulim vërtetë të pazakontë, Nadel teorizoi se struktura mund të jetë përdorur për qëllime ceremoniale. Ai theksoi ndërkohë se ishte një fakt shumë mbresëlënës, se si struktura ishte ndërtuar duke përdorur gurë të mëdhenj që peshonin secili gati 100 kilogramë. Ai theksoi megjithatë, se qëllimi i vërtetë dhe mosha e structures, ka të ngjarë të mbetet e panjohur.4. Këpucët e fshehura në tempullin egjiptianArkeologët zbuluan një “thesar” të pazakontë, gjatë një ekspedite në Egjipt në vitin 2004. Në një qyp, të vendosur në mes të dy qypave të tjerë, dhe në një hapësirë të vogël të hapur midis dy mureve me tulla dhe baltë, ndodheshin 7 këpucë.

Dy nga palët ishin këpucë fëmijësh, dhe këpuca e mbetur i përkiste një të rrituri, që ndoshta kishte çaluar.Arkeologu Anxhelo Sesana tha se ky “qyp me këpucë” ishte fshehur qëllimisht më shumë se 2.000 vjet më parë ago. Andre Veldmeijer, një eksperte mbi këpucët e lashta, e quajti  të “jashtëzakonshëm” zbulimin e këtyre këpucëve, për shkak të gjendjes së shkëlqyer që ato gëzonin.Ai i analizoi këpucët dhe teorizoi se ato ishin mjaft të shtrenjta dhe të destinuara për njerëz me një status të lartë. Ai shtoi se ka një mister që rrethon fshehjen e këpucëve, dhe pse të zotët nuk i morën ato mbrapsht. Veldmeijer spekuloi se mund të ketë pasur ndonjë trazirë në këtë zonë, duke bërë që dikush të fshihte këpucët për arsye të panjohura dhe të largohej.3. Tuneli në tempullin BaiaeMë shumë se 2000 vjet më parë, tempulli Baiae në Romë ishte një destinacion popullor, i njohur ndryshe për rezervat e mineraleve, që supozohej se kishin fuqinë e faljes së pavdekshmërisë, dhe ndoshta duke garantuar hyrjen në ferr.

Tashmë kanë mbetur vetëm rrënojat misterioze. Në vitin 1960, Robert Pejxh dhe Keit Xhons vendosën t’i studiojnë këto rrënoja.Pas u përpoqën jo pak për të depërtuar përmes të çarës së ngushtë, ata e gjetën veten në një tunel të ngushtë, ndërsa ndjenë erën e gazit vullkanik. Pejxh zbuloi fillimin e tunelit të kompleksit, që ishte në drejtim të lindjes së diellit gjatë verës, ndërsa tunelet zgjatoheshin në mënyrë të përkryer nga lindja në perëndim, në drejtim të lindjes së diellit gjatë ekuinokseve.Kjo tregon se ritualet, ishin një faktor kryesor gjatë ndërtimit të tuneleve. Ata gjetën edhe shumë kamare të destinuara për pishtarët përgjatë tuneleve dhe të vëndosura në mënyrë të tillë që të fshihnin tunelet. Ata gjithashtu gjetën atë që duket të jetë një sistem ventilimi, brenda një sistemi bllokazhi.Gjithësesi, vetëm kur ata arritën në fund të një tuneli të pjerrët, gjetën diçka tejet misterioze. Vetëm pas një kthese të mprehtë, rridhte një rrymë uji shumë e ngrohtë. Një mekanizëm për uljen e gurëve, ishte i projektuar nën ujë, dhe dukej sikur zhdukej në terr. Të dy burrat menduan që nëse Hadesi ka ekzistuar vërtetë, vetëm ata e kishin gjetur hyrjen.Në vitin 1965, dy burra, me ndihmën e Kolonel Dejvid Ljuis, arritën në përfundimin se ujë i vale prodhohej nga dhomat nëntokësore vullkanike. Megjithatë, edhe me këtë njohuri të re, ata ende nuk mundën të zgjidhnin misterin se cilët ndërtuan tunelet e Baiae, ose cili ishte qëllimi i tyre i vërtetë.2. Gjurma në “Antelope Springs”Në 1 qershor të vitit 1968, gjahtari amator i fosileve Uilliam J. Majster u nis së bashku me familjen e tij në një udhëtim në “Antelope Springs”.Majsteri s’mundi të merrte dot me vete xhaketën e tij që e përdorte për gjuetinë e fosileve, e megjithatë ai sërish shkoi në kërkim të fosileve trilobite. Ai gjeti një fosil të ngjashëm me atë të një gjurme këpuce, ku gjurma e thembrës ishte më e thellë, sesa pjesa tjetër të këmbës.Nën gjurmë, ai gjeti dy fosile trilobite. Majsteri mendoi menjëherë se personi që kishte veshur këpucë kishte shkelur mbi fosil. Pasi e çoi për studim, Majster dhe hulumtuesit e tjerë e përcaktuan fosilin thuajse 600 milionë vjet të vjetër, dhe konstatuan se është e mundur që ai të jetë formuar në epokën e mesme Kambriane të shistit argjilor.Kur ata eksploruan zonën, zbuluan pllaka rëre, të cilat një herë e një kohë kishin formuar një zonë të tërë. Megjithatë, mbetet mister se ndërsa gjurma e këpucës tregon qartë dikë në këmbë duke shkelur trilobitet, nuk ka asnjë prove që dëshmon për ndonjë presion shtypës mbi vetë objektin.Gjithashtu, trilobitet ishin krijesa detare, që do të thotë se kushdo që krijoi gjurmën e këpucës, kishte hyrë në zonën e tyre. Se pse, këtë nuk e di askush.1. Piramida e HelinikonitDuket e çuditshme të mendosh se ka piramida në Evropë, por në fakt ekzisojnë mjaft prej tyre. Vetëm në Greqi janë zbuluar 16 piramida, nga të cilat më e njohura është ajo e Helinikonit në Argos. Kjo piramidë është përmendur më së pari në shkrimet e gjeografit të lashtë grek Pausanias.Në ”Përshkrimi i Greqisë”, ai e prezanton strukturën si “një ndërtesë shumë të ngjashme me një piramidë, dhe mbi të gjenden mburoja të formës Argive”.

Ai pastaj përmend një betejë që u zhvillua në piramidë, dhe pajtimin që ndodhi më pas. Një “varr i përbashkët” është ndërtuar këtu për ata që ranë gjatë betejës. Për këtë piramidë nuk ka shumë informacion përveç datës së vlerësuar të ndërtimit, që fillimisht mendohej të ishte viti 3000 Para Erës Sonë, por në vitet ’90 u ndryshua në vitin 2720 P.E.S (me një diferencë gabimi prej 270 vjetësh).Nëse kjo datë është e saktë, atëherë piramida Helinikon mund të jetë më e vjetër edhe sesa piramidat egjiptiane. Por misteri më i madh mbi këtë piramidë nuk ka të bëjë me moshën e saj, por faktin se askush nuk e di kush e ndërtoi, ose se pse është përdorur.

Misteri duket të jetë aq i madh, saqë të gjitha përpjekjet gërmimet janë braktisur, përkundër rëndësisë që struktura mund të ketë për të kuptuar historinë e lashtë.

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]