E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka rrëfyer se si kishte provuar të vetëvritej pas dhunës që kishte përjetuar nga forcat serbe.

“Edhe pse kam qenë e shkolluar, mua ma kanë humbur edhe kujtesën edhe shkrim-leximin. Deri vonë nuk kam ditur as nënshkrimin ta shkruar. Në stacion më patën lidhur serbët e më thonin gjeje Adem Demaçin, a e keni dikë në UÇK? Pastaj më pyesnin serbisht për gjarprin, unë nuk e dija për kë është fjala, tash e di që ka qenë Thaçi”, ka treguar ajo në Kanal10.
Haradinaj-Stublla: Mos qofsha në lëkurën e atyre deputetëve që e kanë votuar Gjykatën Speciale
Tutje, ajo ka treguar se si pas përfundimit të luftës, ishte munduar dhjetë herë të bënte vetëvrasje.

“Dhjetë herë jam munduar të bëj vetëvrasje. E kemi pasur një bunar në oborr, dhjetë herë më ka zënë nëna duke dashur të kërcej. Sa herë doja të kërcej në bunar, e dëgjoja zërin e saj e si u kthejsha në shtëpi më thoshte ‘a ishe te bunari a?’. Sikur ia ndjente zemra se po ndodhte diçka”, ka thënë ajo.

Ju pëlqen!

E mbijetuara e dhunës seksuale ka treguar se pas një kohe, vëllai i saj e kishte mbyllur bunarin që kishin pasur në oborr, për ta penguar të kryente vetëvrasje.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.