Në Vjenë janë kryer disa sulme të tmerrshme terroriste, që si pasojë kanë pasur shumë të vrarë dhe të plagosur. Dyshohet se atentatori i vrarë ka origjinë shqiptare.

Policia ka bastisur sot në mëngjes vendbanimin e personit të vrarë, për të cilin dyshohet se ka qenë pjesë e sulmeve terroriste në Vjenë. Gjatë bastisjeve nuk ka pasur kurfarë rezistence, njoftojnë mediat austriake. Deri tani nuk ka informacione se çfarë është gjetur në këtë banesë, por gazetarët austriakë bëjnë të ditur se atentatori i dyshuar dhe i vrarë gjatë sulmeve, është një 20-vjeçar me origjinë shqiptare. Dyshohet se në sulmet terroriste kanë marrë pjesë edhe disa persona të tjerë. Numri i sakt i pjesëmarrësve në sulme mund të dihet vetëm pas përfundimit të hetimeve. Deri tani dihet se atentatori i dyshuar i vrarë ka pasur me vete një rrip me mjete shpërthyese dhe një armë, konfirmoi ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer.

I vrari me “rrënjë shqiptare”

Ju pëlqen!

Një gazetar i gazetës ditore “Der Falter” pohon se 20-vjeçari i vrarë gjatë sulmeve ka lindur në Vjenë, por prindërit e tij janë me origjinë nga Maqedonia e Veirut. “Personi i vrarë është i njohur për shërbimet sekrete autriake, pasi që ai ishte në grupin 90 islamistëve austriakë, të cilët donin të shkonin në Siri, për të luftuar në radhët e xhihadistëve të atjeshëm”, shkruan në Twitter gazetari austriak Florian Klenk.

Ky burim pohon se prindërit e personit të vrarë nuk kanë rënë në sy asnjëherë për qëndrime radikale. Policia austriake deri tani nuk i ka konfirmuar këto të dhëna. As autoritetet e ambasadës së Kosovës në Vjenë ende nuk kanë ndonjë konfirmim të lajmit, por pohojnë se janë në kontakt të ngushtë me autoritetet austriake si dhe autoritetet e vendeve të tjera në Vjenë dhe se gjatë ditës priten shpjegime shtesë.

Burimet e afërta me policinë nuk e besojnë se ky person do të ketë mundur të planifikojë një sulm të këtillë, ndaj hetimet po vazhdojnë në të gjitha drejtimet.

Pesë të vdekur dhe shumë të plagosur

Autoritetet austriake kanë konfrimuar deri tani vrasjen e pesë personave gjatë këtij sulmi. Ndërsa agjensia e lajmeve APA njofton se shtatë persona të plagosur gjenden në gjendje kritike për jetën. Deri tani nuk ka të dhëna për identitetin e tyre, por thuhet se të plagosurit janë goditur me armë zjarri, e pjesërisht kanë edhe plagë të shkaktuara me armë të ftohta. 17 persona të tjerë kanë plagë më të lehta. “Pacientët janë të shokuar”, thonë autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë në Austri. Ndërsa një polic i plagosur është në “gjendje kritike, por stabile”, thuhet më tej.

Reagime të ashpra gjithandej

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka denuar ashpër këtë sulm terrorist. Merkel u shpreh e tronditur dhe e tmerruar nga këto sulme. Ajo i ka shprehur ngushëllime autoriteteve austriake dhe familjeve të viktimave dhe ka shprehur solidaritet me Austrinë. “Terrorizmi islamik është armiku jonë i përbashkët. Lulta kundër këtyre vrasësve dhe nxitësve të tyre është e përbashkët”, shkruan Merkel. Presidenti amerikan Donald Trump shkruan në Twitter: “Në mendime jemi me vjenezët. Sulmet e këtilla të tmerrshme kundër njerëzve të pafajshëm duhet të marrin fund. SHBA qëndron së bashku me Austrinë, Francën dhe gjithë Evropën në luftën kundër terrorizmit, duke përfshirë edhe ter4oristët islamikë radikalë.” Sulmin e ka denuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka dërguar telegram kancelarit të Austrisë Sebastian Kurz dhe ka denuar këtë “krime të tmerrshëm dhe cinik”. Putin u shpreh i gatshëm për të forcuar luftën e përbashkët antiterroriste me Austrinë.

Ndërsa presidenti i Izralit Reuven Rivlin tha se Izrali denon ashpër këto sulme dhe po ndjekë me shqetësim zhvillimet në Vjenë. Sulmet në Vjenë i kanë denuar edhe presidenti i Francës Emmanuel Macrone, autoritetet e BE dhe shumë vendeve të tjera.

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, së bashku me ministrin e Brendshëm Karl Nehammer dhe autoirtetet tjera, do të ketë sot në mesditë një takim me gazetarë ku pritet të publikohen detaje të tjera për këto sulme.

Burimi origjinal: DW

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!