Pothuajse një vit që nga shpërthimi i pandemisë së COVID – 19, duket sikur njerëzit kanë bërë “paqe” me situatën ku gjenden dhe kanë dhënë “dorëheqjen” nga udhëtimet, duke u ngushëlluar me fotot e pushimeve të viteve të kaluara.

E në një situatë si kjo, destinacioni i njohur i pushimeve, Greqia, ka një propozim diversant – lëviz atje!

Qeveria greke ka në plan të ofrojë 50% ulje të taksës së të ardhurave për profesionistët që lëvizin në Greqi në vitin 2021. Greqia shpreson të përfitojë nga rrija e punës nga shtëpia që pandemia solli. Projekti lidh së bashku thirrjen që ka bërë shteti për diversifikimin e ekonomisë së vendit në sferën dixhitale.

Ju pëlqen!

“Teknologjia na lejon të zgjedhim se ku të jetojmë dhe punojmë. Përveç diellit, vendi ynë mund të ofrojë edhe stimuj taksash” u shpreh Aleks Patelis, këshilltar ekonomik i Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotaksi.

Shkalla aktuale e taksave aktuale në Greqi është 44% mbi fitimet vjetore mbi 40.000 euro. Sipas skemës së propozuar, norma do të bjerë në 22% për shtatë vjet. Propozimi do të shkojë në parlament përpara mbylljes së vitit.

Qeveria e qendrës së djathtë shpreson që lëvizja do të tërheqë emigrantë dixhitalë, njerëz që zhvendosen në Greqi ndërsa vazhdojnë të punojnë në distancë për një kompani ose klientë në vendet e tjera. Oferta do të jetë në dispozicion për çdo person, grek ose jo-grek, i cili lëviz vendbanimin e tij në Greqi në 2021. Ata nuk duhet të kenë qenë rezident grek (në sistemin e taksave) në shtatë vitet e fundit.

Iniciativa e taksave synon të “luftojë” ikjen e talentit profesional që erdhi gjatë një dekade të gjatë të krizës, e cila zvogëloi prodhimin ekonomik të Greqisë me 25% dhe pa rreth 800.000 grekë të largohen nga atdheu i tyre.

Ndërsa përgjysmimi i taksave do të ishte i disponueshëm për të gjitha profesionet, qeveria e Mitsotakis shpreson që masa do të kthejë mbrapsht në Greqi profesionistë të pavarur të financave dhe sistemit informatik. Kjo do të vendoste bazat që Greqia të largohej nga varësia e saj nga turizmi, një industri, dobësitë e së cilës u ekspozuan kur pandemia bllokoi udhëtimet. Në përgjithësi, të ardhurat nga turizmi grek ranë me 78% në nëntë muajt e parë të vitit 2020, sipas të dhënave nga Banka e Greqisë.

Burimi origjinal: Deutsche Welle

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.