Detaje shokuese mësohen nga vrasja e 23-vjeçares Eglantina Buci në vitin 2012, nga rrëfimi i një të penduari të drejtësisë, shok me vëllanë e Eglantinës, i cili pretendon se ka qënë edhe dëshmitar në vrasjen e saj nga i vëllai Shkëlzeni. I penduari i drejtësisë ka zbuluar detajet tronditëse që në 2017-ën për dretësinë shqiptare, por tani që hetimet janë mbyllur dhe dosja është çuar në gjykatë, edhe historia u bë publike.

Përpara hetuesve ai ka treguar detajet e vrasjes, si është njohur me Shkëlzenin, babain e tij Faikun por edhe me Eglantinën si dhe konfliktin që kishte kjo familje, zbuloi news 24.

“Unë jam mik me Shkëlzeën Bucin, për shkak të miqësisë me të jam njohur me babain dhe motrën e tij. Shkëlzeni më ka treguar se motra ishte larguar nga banesa me fqinjin e tyre, pa miratimin e familjes dhe kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash nga familja. Ata më kërkuan të kisha lidhje intime me Eglantinën pasi nuk po e gjenin dot. Në një moment e takova dhe në këtë moment Shkëlzeni u afrua me të motrën për pajtim siç më tha.

Ju pëlqen!

Ndodhi një takim në afërsi të Kafes së Rremës, u takua me babain, vëllain, xhaxhain. Bashkë me të ishte dhe i dashuri. Është pirë një kafe pajtimi. Faik Buci i kërko i të fejoheshin zyrtarisht dhe të kishin marrëdhënie familjare.

Shkëlzenit i kisha dhënë një makinë Golf 2, ia kisha dhënë unë në përdorim. Një ditë më merr në makinë mua dhe motrën e tij. Shkëlzeni i tha po të dërgoj të pimë një kafe. Kur devijuam për nga Mali me Gropa ajo e kuptoi dhe filloi të qante i tha do martohen me këdo person që doni ju vetëm mos më bëj asgjë të keqe. Ai nuk foli. Kur arritëm tek vendi që e vrau e nxori me forcë nga makina, ajo qante. Ai e qëlloi me një plumb në fytyrë, pastaj edhe disa të tjera. Unë shtanga e kam mbajt brenda vetes këtë barrë se ajo bërtiti dhe kërkonte ndihmë.

Pasi e vrau motrën telefonoi të atin dhe i tha: Puna u krye!

Kur e mori vesh që isha unë me të në makinë Faiku kërkoi të më takonte. Më kërcënoi, më tha që do të hakmerren me mua nëse flas. Tani unë jam në burg dhe nuk mund ta mbaja këtë peshë”,- rrëfeu ai.

Gazetarja Klodiana Lala tha se sot në orën 12:00 pritet të jepet masa e sigursë për babë e bir që akuzohen për organizimin dhe vrasjen e Eglantina Bucit. Ndërsa ata të dy refuzojnë të kenë lidhje me ngjarjen, pritet të shoqërohen me forcë nga policia.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.