Despoti serb, Alexander Vuçiç, ka dhënë një intervistë propagandistike për Tv Prva, përmes së cilës ka komentuar të gjitha zhvillimet kryesore politike që lidhen me vendin e tij, e për rrjedhojë me rajonin. Ai ka komentuar situatën e krijuar në Parlamentin e Serbisë, që është sipas tij shembull i faktit se demokracia funksionon në vend për faktin se askush nuk u ndëshkua. Nga ana tjetër, Vuçiç ka folur për një lloj serbofobie të manifestuar nga një figurë e njohur që jeton në Serbi të cilit nuk ia përmendi emrin.

Sesioni parlamentar ishte i mirë sepse aty ekspozova disa të pavërteta, por një gjë më shqetësoi shumë…Ne kemi një urrejtës të serbëve në Beograd, që është i rëndësishëm. Është europian dhe urren serbët dhe Serbinë kaq shumë saqë është e pabesueshme. Kjo është diçka e rrallë. Kam parë shumë njerëz që urrejnë Serbinë, por nuk kam parë kurrë një njeri të tillë. Ata nuk dinë më se çfarë të bëjnë me tërbimin dhe urrejtjen kundër popullit serb, u shpreh Vuçiç.

Lexo po ashtu:  NATO gati për veprime shtesë – Ministrat e Jashtëm diskutojnë planin

Ai ka pranuar se ka presion të madh ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës, të cilën Perëndimi po kërkon ta zgjidhë sa më shpejt që me nisjen e Luftës në Ukrainë. Vuçic ka interpretuar me pikëpamjen serbe situatën e tanishme gjeopolitike në Europë e cila po pëshkallëzon drejt kaosit.

Ju pëlqen!

Ne po përballemi me krizën më të madhe në botë që kemi parë që nga LIIB. Kjo ishte asgjë me atë që po vjen. Ne kemi përpara një përshkallëzim të madh. Shpresoj se disa njerëz do të kuptojnë se askush nuk ka nevojë një përshkallëzim që më pastaj ta neutralizojnë. Në 5-6 muajt e ardhshëm do të kemi konflikte ndër më të mëdhatë. Presionet do të jenë pakrahasueshmërisht më të mëdha mbi çështjen e Federatës Ruse. Do të ketë presion të fortë mbi Republikën e Kosovës. Në këtë moment nuk është ende e qartë se kush po fiton në Ukrainë. Është shumë e vështirë të fitosh mbi Perëndimin dhe unitetin e tyre në këtë moment. Nuk e kishim unitetin rus në fillim dhe tani e kemi atë, sidomos pas lajmit të dërgimit të tankeve gjermane, është shprehur nacionalisti Vuçiç, që ka paralajmëruar kështu një skenar të zymtë për mbarë kontinentin.

Lexo po ashtu:  Osmani propozon 3 milionë euro buxhet për maska shumëpërdorimëshe për qytetarët
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!