Ka dështuar të votohet për të gjashtën herë radhazi Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Pro këtij projektligji kanë qenë vetëm 58 deputetë.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim.

Ju pëlqen!

“Janë vetëm 58 vota, rrjedhimisht nuk ka vendimmarrje për këtë projektligj”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Nuk ka kaluar as propozim-rezoluta e LVV-së e iniciuar nga raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun me Serbinë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!