Ndonëse takimi i niveli të lartë të vendeve të Ballkanit Perendimor me BE i mbylli për të tetën herë radhaz dyert Shqipërisë, Edi Rama ka gjetur rastin që krahas kritikave ndaj Evropës-së ti bëjë një mbrojte të fortë edhe Serbisë. Një pjesë e rëndësishme e liderëve evropianë kanë ushtruar një trysni ndaj Beogradit për ti vënë sanksione Rusisë. Lapsi.al raportoi dje se në komunikatën përfundimtare të takimit ishte parashikuar të shkruhej: “Këshilli Evropian u bën thirrje të gjitha vendeve që të harmonizohen me sanksionet e BE-së, në veçanti vendet kandidate”, dhe duke qenë Serbia është i vetmi vend që se ka bërë këtë, mesazhi ishte i qartë.

Edhe sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në konferencën për shtyp para gazetarëve, kur kujtoi se në shtypin evropian janë bërë plot 2629 artikuj kundër qëndrimeve të Beogradit, e pohoi me gojën e tij se krerët e BE patën ushtruar trysni gjatë samitit.

Por, ai falenderoi Edi Ramën që e kishte mbrojtur. Sepse kryeministri ynë ka një qëndrim krej tjetër nga udhëheqësit e 27-shes. Ai mendon se Serbia është një vend i veçantë të cilit nuk i duhet bërë presion për ti vendosur sanksione Moskës.

Ju pëlqen!

“Serbia është një realitet i ndryshëm, flasim për një vend ku 80% mbeshtesin Putinin, ku jo e gjithë popullsia do me doemos të futet në BE. Ata kanë mbajtur qëndrimet e tyre. Tri herë janë harmonizuar me BE-në për të dënuar agresionin rus, për të njohur moscënimin e territorit të Ukrainës, si dhe për përjashtimin e Rusisë nga komiteti për drejtat e njeriut. Por gjërat nuk duhen çuar e në eksterem. Serbia nuk është në pozicion për ti çuar gjërat përpara kaq shpejt” mësohet të ketë avokatuar Rama përpara udhëheqësve Evropianë. Më pas, në konferencën për shtyp, kryeministri shqiptar e ka justifikuar mbajtjen e këtij qëndrimi me merakun për shmangjen e tensioneve në rajon: “Ne nuk duam luftë, konflikte, tensione dhe gjakdrdhje në rajonin tonë…le ta lëmë Serbine të qëndrojë kështu…” ka thënë ai duke marë mirnjohjen e presidentit serb, që nga ana e tij i ktheu reston duke kritikuar BE-në për moshapjen e negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Qëndrimin për të mbrojtur Serbinë përpara liderëve Evropianë kryeministri shqiptar e kishte bërë të ditur edhe disa ditë përpara mbajtjes së samitit, në një intervistë për portalin Politico.eu.

Rama tha se që besonte se Serbia duhet të vendosë sanksione me kalimin e kohës, por paralajmëroi kundër ushtrimit të trysnisë ndaj Beogradit, pasi ai është shumë i varur nga Moska për furnizimet me energji. “Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre,” tha ai.

Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, paralajmëroi Rama.

“Ne ndonjëherë duhet të durojmë me të tjerët dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, përndryshe nuk mund ta mbajmë këtë komunitet të bashkuar për qëllime më të larta dhe më të mira,” tha ai.

“Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që mund të na pëlqente, ose që mund të dëshirojmë. Por më besoni, skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqinj për të gjithë dhe veçanërisht për këtë rajon”, kërcënoi Rama në fillim të qershorit.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.