Cili ishte apeli i fotografisë së Blendi Fevziut mbrëmë? A kishte qëllime paraqitja vizuale e Albin Kurtit nga Blendi Fevziu?

Mbrëmë Albin Kurtit i ishte organizuar atentat retorik. Gjatë intervistës, që gazetari Fevziu i bëri Albin Kurtit, pamë se kishte një kurthë mediatike.

Pse mendoj kështu?

Këtu s’do do të analizoj fjalën e Blendi Fevziut e as të Kurtit, por do trajtoj një problematikë tjetër; atë të Fotografisë/ Kameras që u përdor në rastet kur përgjigjej Albin Kurti.

Pse fotografia do thuani juvet?

Ne lexojmë shprehjet e fytyrës dhe gjuhën e trupit. Këto na japin sugjerime të vogla në lidhje me karakterin ose motivimin e një personi për një punë a qëllim. Gjuha e trupit, dhe veçanërisht shprehja e fytyrës, luajnë rol të madh në komunikimin midis njerëzve. Paçka fytyra e një personi është kanali kryesor për komunikim emocional.

Fotografitë përcjellin elemente për karakterin, kompetencën dhe vullnetin e mirë, apo të keq të dërguesit. Fotografia pra ka të bëjë kryesisht me apele  emocionale. Kjo është arsyeja pse shprehjet e fytyrës së liderëve politik mund të kenë ndikim të madh në ndjenjat dhe qëndrimet e atyre që i shikojnë. E pra, gjëja e rëndësishme nuk është nëse ne shohim një fotografi të Kryeminitrit të Kosovës, Albin Kurti, por në çfarë mënyre media/fotografia e portretizon atë.

Pse fotografia e porositur nga Blendi Fevziu kishte si qëllim rrënimin e peronalitetit të Albin Kurtit si lider e si Krueministër?

1. Nëse vini re, gjatë tërë kohës kur Kurti përgjigjej, kamera/fotografia fokusohej fare afër fytyres së Kurtit. Dhe kjo afërsi djallëzore kishte apele sfiduese dhe më serioze sesa që ne e mendojmë.

Kamera e Fevziut përdorte fotografi të afërta dhe ultra të afërta të fytyrës së Albin Kurtit, pra të lëvizjeve të duarve, të syve dhe të shikimit të tij. Kjo teknikë e fotografisë së afërt dhe ultra të afërt, në botën e fimit e të shkencave të retorikës, përdorët për të arritur efekte të ndryshme retorike: a. Në radhë të parë fotografia e fokusuar afër personit, përdorët për të zbulu se sa emocional është personi që po intervistohet
dhe, më e rëndësishmja,
b. të zbuloj gjendjen psikologjike të të intervistuarit.

Pra qëllimi i emisionit, ndër tjerash, ishte që Albin Kurti të paraqitej sa me emocional, sa më nervoz e sa më i pakontrolluar në aspektin psikologjik. Përveq kësaj afërsie kamera bënte lëvizje gjatë gjirimit: afër, larg, shumë afër, nga perspektiva e bretkocës dhe nga ajo e zogut. Kjo për publikun krijonte përshtypjen se atje në studio ka tensione, dramë, emocione, pasiguri, e jo arsye e as logjikë.

Të dashur lexues,
Mbrëmë përmes kameras së kontrolluar nga politika u tentua që të paraqitet një figurë, e një lajm negativ, duke përdorë xhirime me fokusim të afërt të fytyrës dhe trupit te tij: Kapja nga kamera e lëvizjeve të duarve në afërsi totale, ku shifeshin edhe mëngjet e brëndshme të këmishës së tij të bardhë, jo që nuk ishin etike e as profesionale, por këto ishin edhe ndërhyrje në intimitet të individit.
Duhet nënvizuar se këto teknika të fotografisë përdorën edhe nga policia hetuese për të hulumtuar se sa e besueshme është deklarata e të burgosurit për krimin që ka kryer.

Shkurt e shqip: Gaztari i pushteteve, milioneri Blendi Fevziu, mbrëmë tentoj të krijonte njeriun e frikës, njeriun e shmangies nga detyra të një njeriu që shqiptarët duhet t’ia kenë frikën. Teknika e kamerës që u përdor mbrëmë nga Blendi Fevziu na përkujton regjisoren gjermane Lehni Riefenstahl dhe filimin e saj propagandstik e frikësues, “Viljens Trumpf”.

Pse e themë këtë?

Gjatë gjithë kohës Albin Kurti u tentua të shitet në publik si person destabilizues dhe si kërcënues për Ballkanin e ndoshta edhe për Europën. Albin Kurti konotohej edhe me Millosheviqin! Milioneri Blendi Fevziu mbrëmë kishte porositur nje fotografi politike, ku Albin Kurti duhej të dukej si “looser” e jo si fitues.

Sidoqoftë, tendenca kryesore e gazetarit ishte që shprehja emocionale në imazhet e lajmeve për Kurtin të përdoret keq dhe për të mbështetur një kënd tjetër në sajimin e lajmeve për të. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!


/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]