Driton Selmanaj (LDK), ka pasur një përplasje verbale me gazetarin Parim Olluri lidhur me çështjen e të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë.

Olluri ka thënë se Bogujevci, një e mbijetuar nga masakra në Podujevë, ka të drejtë të flasë për çështjen e të pagjeturve.

Megjithatë, Selmanaj e ka përjashtuar këtë të vërtetë duke thëne se  “jemi lodhur me gjëra të tilla”.

Ju pëlqen!

Selmanaj ka thënë edhe se Qeveria Hoti ka vënë të parën këtë çështje në temën e dialogut në nivel të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kishte përplasje me fjalë mes Arben Gashit dhe Saranda Bogujevcit dhe pastaj e Gashit me zonja Kusari Lila. Nuk ka pasur debat me Hajrullah Cekun dhe Hekuran Muratin. Vjen një moment kur Gashi tha mjaft më. Mos shpifni. Referencat ishin shpifëse. Fjalimi im u lexua në gjysmë nga ana e zonjës Bogujevci. Tërësisht tendencioze. Unë kam thënë instrumenti i raportimit për këtë temë është konsumuar. Jo është konsumuar tema e të pagjeturve. Ajo nuk konsumohet kurrë”, shton Selmanaj.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.