Ish-përfaqësuesi politik i UÇK’së, Bardhyl Mahmuti, është lidhur direkt në emisionin Pressing në T7 ku familja Dehari së bashku me Tomë Gashin po tregon faktet e vrasjes së Astrit Deharit.

Mahmuti si njohës i gjuhës frënge ka treguar gabimet në përkthim të ekspertizës nga instituti mjekësor në Lozanë të Zvicrës, nga ana e prokurorisë në rastin Dehari.

“Duhet të përmendet se i pranishëm ka qenë edhe një person i tretë”, thuhet në raport. Është përkthyer se mund të merret parasysh se ekziston mundësia që të jetë i pranishëm edhe një person i tretë. Kjo ndryshon gjithçka”, ka thënë Mahmuti.

Ju pëlqen!

“Pastaj në gjuhën frënge thuhet qartë se “prej analizave ekziston edhe ADN e huaj”. Në përkthim thuhet se ADN e huaj mund të ekzistoj. Kjo është bërë në mënyrë që të fshihet krimi më i madh i pasluftës. Këtu kemi të bëjmë me të dhëna shumë të rëndësishme. Duke thënë objektivisht se personi i tretë është i pranishëm raporti e vërteton këtë. Të thuash që ka pasur pak ose aspak ADN është e pavërtetë. Kjo vërteton se ekspertët neutral kanë bërë një hetim të shkëlqyer”, shton ai.

Lexo po ashtu:  Edhe amerikanët janë “ngelësa”, si shqiptarët – Prindërit paguajnë që fëmijët të kalojnë provimet në shkollat elitë
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!