Michael Morris, kurator në Muzeun e Trashëgimisë Hebraike në New York, në përpjekje për të përmbushur një kërkesë të zakonshme, zbuloi një thesar të përshkrimeve të dëshmitarëve okularë të Holokaustit, të vizatuara me laps, ngjyrë dhe shkumës. “Ishte një moment shndritjeje”, ka thënë Morrisi, i cili hapi ekspozitë arti të krijuar nga rreth 6 milionë hebrenj të vrarë nga regjimi nazist. 

“Rendering Witness: HolocaustEra Art as Testimony” (“Përkthimi i dëshmitarit: arti i epokës së Holokaustit si dëshmi”), ekspozitë e cila hapet këtë javë në muzeun në Manhatanin e Poshtëm, vjen në kohën kur krimet e urrejtjes antisemite janë rritur dhe kujtimet për tmerret e Holokaustit po zbehen, shkruan sot Koha Ditore.

“Kjo ekspozitë del kundër dhe edukon mbi rreziqet e antisemitizmit, racizmit, fanatizmit të çdo lloji”, ka thënë Morrisi, duke përshkruar 21 vizatimet e fuqishme të Holokaustit, kryesisht nga të burgosurit hebrenj. Gjithçka nisi me kërkesën e një institucioni tjetër për të huazuar disa vepra të koleksionit të muzeut. Teksa Morrisi po rishikonte me dhjetëra punime në dhomat e muzeut, ai tha më vete menjëherë se është koha e duhur që muzeu të ketë një ekspozitë të veten.  

Ju pëlqen!

“Prapa statistikave dhe prapa numrave e prapa skenave ku ne shohim me qindra mijëra njerëz në kampet e përqendrimit, këta janë njerëz të vërtetë që kanë jetuar jetë shumëdimensionale”, ka thënë Morrisi. 

Në mesin e tyre ishte edhe një vajzë 12-vjeçare, Helga Weissova, e cila kishte marrë me vete veprat e artit kur u dërgua në geton Terezin dhe në kampin e përqendrimit, 48 kilometra në veri të Pragës, në Republikën Çeke, nëntorin e vitit 1944. Para se Weissova të deportohej nga Terezini në Auschwitz, kampi i tmerrshëm i skllevërve në Poloninë Jugore, ajo ia dha vizatimet axhës së saj, edhe ky i burgosur, të cilat i fshehu prapa një muri. 

Ekspozita përmban veprën e saj të vitit 1943 të punuar me laps me ngjyrë në letër, “Transport Leaving Terezin” (“Transporti që largohet nga Terezini”) që shfaq roja të armatosura që drejtojnë një grup të burgosurish që bartin valixhe. 

Weissova tani është në të ‘90-tat dhe jeton në Pragë, por shumë prej artistëve nuk ia dolën të mbijetonin nga kampet e vdekjes. Para se Peter Loewenstein i Çekosllovakisë të deportohej në vitin 1941 në Terezin dhe më pas më 1944 në kampin e tmerrshëm të Auschwitzit, ai ia dha 70 punime nënës së tij. 

Por edhe nëna e tij dhe motra shumë shpejt u deportuan në Auschwitz, por jo para se t’i dorëzonin veprat artistike tek një mik i familjes. Motra e tij, e vetmja anëtare e familjes që i mbijetoi kampit, gjeti dosjen pas luftës, përfshirë “Eight Men in Coats with Stars” (“Tetë burra në pallto me yje”) një vizatim i vitit 1944 që i paraqet hebrenjtë të detyruar të bartin shenja identifikuese. 

Po kaq e fuqishme është edhe vepra me ngjyra uji e punuar nga Marvin Halye, anëtar i Divizionit të 104-të të Këmbësorisë së Ushtrisë së SHBA-së, i cili e çliroi kampin e përqendrimit Nordhausen në Gjermani më 1945. 

Pasi pa disa nga të burgosurit e mbijetuar mbi mijëra trupa të pajetë, si me shpejtësi shkroi “Çlirimi i Nordhausenit, civilët që mbulojnë kufomat”. Shfaqja, e cila hapet më 16 janar dhe do të qëndrojë e hapur deri më 5 korrik, po hapet në kohën kur në SHBA, dhe veçanërisht në qytetin e New Yorkut, vendi me komunitetin më të madh hebraik pas Izraelit, krimi i urrejtjes antisemite ka shënuar rritje. Krimet e urrejtjes kundër hebrenjve në New York më 2019 ishin në nivelin më të lartë në 28 vjetët e fundit, sipas profesorit Brian Levin, drejtor i Qendrës për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit në universitetin shtetëror të Kalifornisë, “San Bernardino”. 

Në sulmin më të fundit, një person plagosi me hanxhar pesë persona të mbledhur muajin e kaluar për kremtimet “Hanukkah” në shtëpinë e një rabini në lagjen e New Yorkut, Monsey. 

Disa javë më parë, nga të shtënat në një supermarket në Jersey City, New Jersey, mbetën të vdekur dy hebrenj hasidikë. 

Krimet e urrejtjes po përshkallë zohen në kohën kur shumë të rinj amerikanë kanë mungesë njohurish bazike për Holokaustin. Zbrazëtitë më të mëdha në të kuptuar janë në mesin e amerikanëve në të 20-tat dhe të 30-tat. 

Dy të tretat e tyre nuk e dinë çfarë është Auschwitzi, sipas një studimi të fundit të kryer nga Konferenca mbi pretendimet materiale hebraike kundër Gjermanisë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.