Aplikacionet Facebook, Instagram dhe WhatsApp kanë dalë jashtë përdorimit ditën e sotme dhe mediat po aludojnë se shkak është bërë intervista e bujshme e ish-punonjëses së Facebook, Frances Haugen e cila ka hedhur akuza të forta drejt Facebook.

Po kush është Frances Haugen?

Përveç se një thikë në këmbë për Mark Zukerberg, Haugen është ish punonjëse e Facebook e cila la punën e saj në maj pasi ishte e zhgënjyer nga kompania.

Ju pëlqen!

Me origjinë nga Iowa, Haugen u diplomua për inxhinieri elektrike dhe kompjuterike në Kolegjin e Inxhinierisë Olin në Boston në 2006.

Ajo iu bashkua Facebook-ut në qershor 2019, ku thuhet se punoi në seksionin e “integriteti qytetar”.

Ajo dhe katër punonjës të tjerë u ngarkuan me ndërtimin e një sistemi për të gjurmuar dezinformimin duke targetuar një grup të specifikuar njerëzish, por projekti dështoi ka thënë ajo.

Intervista që bëri bujë

Për emisionin amerikan ”60 minuta” Haugen ka hedhur akuza të rënda ndaj Facebook duke thënë se kompania është në dijeni se si platformat e saj përdoren për të përhapur urrejtje, dhunë dhe dezinformim, dhe është përpjekur t’i fshehë ato dëshmi pasi vendos në radhë të parë interesin e saj përpara interesit të publikut.

Si fillim ishte një deklaratë anonime, por papritur Frances Haugen vendosi të zbulojë identitetin e saj dhe të flasë me zë e figurë për të fshehtat dhe se si Facebook dhe Instagram po manipulon, dëmton vajzat e reja, shkatërron shoqërinë duke bërë që nga kjo e keqe të pasurohen thjesht disa njerëz.

Më poshtë linku i emisionit ku mund të dëgjoni historinë e saj:

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.