Fjolla Morina ka pranuar autorësinë e armës së zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj, në dëshminë e dhënë në policinë e Kukësit.

Gjatë marrjes në pyetje, këngëtarja ka treguar se arma i përket asaj dhe se e kishte kishte vendosur kohë më parë në çantë. Ajo madje theksoi se kishte harruar që e kishte armën në çantë.

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë” – tha këngëtarja.

Ju pëlqen!

Ndaj këngëtares rëndon akzua e “Trafikimit të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim, akuzë kjo që parashikon një dënim nga 10 deri në 20 vite burgim.

Por edhe nëse trafikimi i armës nuk është kryer në bashkëpunim, sërish Fjolla Morina, rezikon një dënim që varion nga 7 deri në 15 vite burgim.

Report Tv bën me dije se aktualisht Policia dhe Prokuroria e Kukësit, kanë kërkuar ekspertimin balistik të dy pistoletave të kapura në makinën ku udhëtonte Fjolla Morina, ku njëra prej armëve në dukje me sy të lirë, dallohet që është pistoletë çakmak.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.