Ali Sami Frashëri (20 maj 1886 – 29 korrik 1951), i njohur si Ali Sami Jen (turqisht: Ali Sami Yen), ishte një zyrtar sportiv turk me origjinë shqiptare,] i shuqar si themeluesi i Klubit Sportiv “Galatasaray”. Është i biri i Sami Frashërit, njëri nga shkrimtarët, filozofët dhe dramaturgët më të shquar shqiptarë. Mbiemerin “Jen” (tur. Yen), që do të thotë “fitore” në gjuhën turke, e morri pas miratimit të ligjit turk mbi mbiemrat familjarë në vitin 1934.

Ali Sami Yen në vitin 1905 krijoi klubin futbollistik dhe ishte president i parë për 13 vjet rresht, nga 1905-1918. Dhe përsëri për pak kohë në vitin 1925. Ishte trajner i parë i ekipit të futbollit në mes viteve 1905-1908. President i Komitetit Olimpik nga viti 1926-1931. Trajner i parë në një ndeshje ndërkombëtare kundër Rumanisë.

Ali Sami Yen jetoi deri më 29 korrik vitin 1951 dhe u varros në varrezat Feriköy.

Për hirë të tij i cili ishte themelues dhe president i Galatasaray Sports Club, stadiumi i këtij klubi i cili gjendet në Seyrantepe të Stambollit me një kapacitet prej 52 000 shikuesish mban emrin e tij që prej vitit 1964./MekuliPress/



Ekipi futbollistik 1908-09 . Në këmbë: Adnan, Milo Bakiq, Ali Sami Frashëri (themelues), Ahmet Robenson, Asim Tevfik, Emin Bülent, Hamit, Fuat.

Burimi:  İbrahim Aksu, The story of Turkish surnames: an onomastic study of Turkish family names, their origins, and related matters, Vol: 1, Olay Gazete Press, 2005, ISBN 978-9944-5163-0-3,.


Stadiumi,  Ali Sami Jen

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Këta nuk e kontrollojnë e as nuk e financojnë gazetarinë tonë kritike. Ndihmoje sot MekuliPress - Mbështete median e pavarur