Stërvitjet e Zlatan Ibrahimovic me Hammarby kanë tërhequr vëmendjen mediatike aq të madhe sa për tu bërë një spektakël të transmetuar në ëeb. Nesër, stërvitja e klubit suedez, ku sulmuesi i Milan zotëron gjysmën e aksioneve, do të shfaqet nga ora 10 e mëngjesit në streaming. Zlatan nesër do të jetë ylli absolut i një ndeshje stërvitore që do të transmetohet direkt në internet.

Forca mediatike e sulmuesit të Milan ka bërë diferencën përsëri e, sipas asaj që bën të ditur faqja suedeze Sportbladet, sulmuesi do të luajë me një nga tre skuadrat që do të përballen me dyer të mbyllura. “Ishte impresionues në stërvitje”, pranon Jansson, përgjegjësi sportiv sipas të cilit Zlatan do të formojë një repart sulmi me Abdulrahman Khalili e Imad Khalili.

“Dëshiron të më shohësh duke bërë magji? Më shih në aksion me Hammarby live e falas në Dplay.se nesër, të premten, në orën 10”, ka shkruar Zlatan në një postim në twitter.

https://www.instagram.com/p/B_U5mQOHT-H/?utm_source=ig_web_copy_link