Derviçani, fshati që refuzon shqipen
Fshat i cili përbëhet nga pakicat greke dhe vihet në radhë me fshatra të tjerë në një formë zinxhir në atë që quhet Dropull i poshtëm ku përfshihen të gjithë ato fshatra të minoritetit grek kah njëra-tjetrës.

lnisa Agolli, në fokus ka fshatin Dervician. Aty jeton një komunitet i pakicës me etni greke dhe ajo çka do të shohim në “Fshatrat e Shqipërisë” janë format e tyre të organizimit të jetesës. Por përse aty nuk flitet gjuha shqipe? Përse refuzohet? Nuk dinë apo nuk duan? Përse ata pak banorë që zgjodhën të këmbenin dy fjalë e ndaluan intervistën? A ndjehen të kërcënuar? Nga kush?

Megjithatë, edhe pse të kursyer dhe jo të hapur në komunikim në këtë episod mund të shihni kishëzat, sokakët, zakonet dhe të njiheni me historinë e këtij fshati në tokën shqiptare.

Por edhe pse banorë të vështirë dhe aspak depërtues, aty do të vëmë re se ka ende jetë dhe kode komunikimi.

Ja ku po zhvendosemi të zbulojmë në një komunikim disi të largët, disa nga mundësitë per të pasqyruar koloritin e një fshati në ngjyrë pasiqë prej andejmi kanë dalë dhe piktorë kontributin e të cilëve do e shohim dhe në kishën fare pranë qendrës dhe kjo ka një domethënie të madhe për ta shpjeguar këtë shtresë disi mistike e të mbyllur të këtij fshati në Dropull.