Në Kuvendin e Kosovës, është duke u mbajtur seanca me kërkesën e LDK-së, për të shfaqur mocion mosbesimi për qeverinë Kurti.

As situata e rëndë me coronavirusin, nuk ndaloi Kuvendin të mbajë seancën.

Në fjalimet e tyre, deputetët e partive politike, ishin jo pak të ashpëra ndaj njëri tjetrit. Në disa raste, patë edhe fyerje.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Për këtë shkak, ka reaguar një aktivistë i shoqërisë civile, respektivisht Agon Zhinopotoku, i cili ka thënë se përderisa në Parlament po mbahet seanca, atij, i shkruan një zonjë që po vuan për bukën e gojës.

Postimi plotë:

Derisa ju fyeni njëri-tjetrin në parlamentin tonë, madje për këtë fyerje paguheni nga 1,420 euro në muaj nga taksat tona, i kam dy fjalë:
Një nënë që rritë dy jetim më shkruajti para pak minutash:”Nuk kam qumësht dhe pampersa për djalin tim tre muajsh, palloma të lagura mos më bleni, e pastroj me ujë, mjafton”.

Unë e besoj dhe e di që është një Zot që ju sheh, Atij po ja lëm të merr hak në juve!.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!