Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns ka komentuar zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kearns përmes një postimi në Twitter ka pyetur përfaqësuesit e Gjermanisë, Fancës dhe Italisë se pse po kërkojnë të rrënjosin një territorialitet entik në Kosovë.

E gjithë ky reagim i diplomates britanike erdhi si rezultuar i një komenti që kishte bërë Jakub Bielamowicz, njohës i zhvillimeve politike për Ballkanin Perëndimor, që tha se letra e përbashkët e zyrtarëve të Italisë, Gjermanisë e Francës, që i kërkon Kosovës ta themelojë Asociacionin “plotësisht dhe pakushte”, është presion për ndarjen de facto.

Ju pëlqen!

Kryetarja britanike e Komisionit për Politikë të Jashtme ka deklaruar javë më parë se Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e “Republikës Srpska” në Kosovë.

Lexo po ashtu:  Rama: Propaganda kundër “Ballkanit të Hapur” është kundër paqes dhe zhvillimit
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!