Deputeti zviceran, Cédric Wermuth ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Wermuth ka thënë se nuk ka asnjë konflikt “midis” dy palëve, Kosovës dhe Serbisë – por sipas tij ka vetëm Vuçiq, Putin dhe fashistë serbë që nuk pranojnë të drejtën për vetëvendosje të popullit “kosovar” dhe përpiqen të shkaktojnë dhunë.

“Ju lutem mos thoni se “konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të përshkallëzohet”.

Ju pëlqen!

“Nuk ka asnjë konflikt “midis” dy palëve. Ka vetëm Vuçiq, Putin dhe fashistë serbë që nuk pranojnë të drejtën për vetëvendosje të popullit kosovar dhe përpiqen të shkaktojnë dhunë”, ka shkruar deputeti zviceran, Cédric Wermuth në Twitter.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!