Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar masa ta reja pas rritjes së rasteve me COVID-19, në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë, 276 raste të reja me koronavirus dhe të shëruar pacientë.

Deputeti i VV-së, Fitim Uka, me anë të një postimi ka reaguar ndaj ministrit Zemaj për rritjen e të infektuarve me covid-19.

“Posta e porositur” po e shfaq pseudoministrin e shëndetësisë në punë edhe të dielave. Ndërkaq, rezultatet e punës së tij po shihen çdo ditë. Rritet numri i të infektuarave dhe i të vdekurve nga Covid-19”, shkruan Uka.

Ai gjithashtu ka kërkuar që ti jepet pushim se na morri në qafë me punën e tij.

Postimi i plotë në Facebook

“Posta e porositur” po e shfaq pseudoministrin e shëndetësisë në punë edhe të dielave. Ndërkaq, rezultatet e punës së tij po shihen çdo ditë. Rritet numri i të infektuarave dhe i të vdekurve nga Covid-19.
Aman, jepni pushim. Jepni pushim të përhershëm nga posti, se na morri në qafë me “punën” e tij.