Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha përmes një postimi në facebbok ka reaguar për masat e fundit të Qeverisë se Kosovës për mos përhapjen e pandemisë Covid-19.

Basha ka shkruar se shikojeni logjikën e Qeverisë Koti siç i është referuar ai tek masat e reja.

Pika 2 thotë: “Duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë në komunat…”

Pika 18.2 thotë se kafiteritë, restorantet dhe klubet e natës “mund të punojnë pas orës 22:30 vetëm në hapësira të hapura…”

Postimi i plotë:

Kqyre logjikën e #QeverisëKoti tek masat e reja:

 

? Pika 2 thotë: “Duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë në komunat…”

 

? Pika 18.2 thotë se kafiteritë, restorantet dhe klubet e natës “mund të punojnë pas orës 22:30 vetëm në hapësira të hapura…”

 

? E keni hup komplet kontrollën. Nalt thuni ndalohet qarkullimi i qytetarëve pas orës 22:30, më poshtë thoni lejohet puna pas këtij orari në restorante e kafiteri? Me kon me punu ata o frankfurta?

 

? Ani edhe diskotekat mas orës 22:30 i kishin leju, veq në hapësirat e hapura, se iu ka përzi Kosova me Ibiza.

 

?Covidi është ka shkakton shumë dëme, ama ju ia kaloni!