Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se brenda tri ditëve do të merr përgjigje për sigurimin e një milion vaksinave kundër Covid-19 nga kompanitë Modena dhe AstraZeneca.

Ai tha se ka kontaktuar me biznesmenë të suksesëshem e shoqata të mjekëve në Amerikë dhe në Evropë.

Kështu që brenda tri ditësh ai pret një përgjigje lidhur me sigurimin e këtyre vaksinave.

Ju pëlqen!

“Kam kontaktuar me biznismen të sukseshëm, me mjek, dhe shoqata të mjkëve në Amerikë, dhe në vendet e Evropës, dhe jam duke e pritur një përgjigje konkrete për sigurimin e 1 milion vaksinave brenda tri ditësh, të markave Modena, dhe AstraZeneca. Ne mund te fasilitojmë takimin, dhe pastaj Qeveria e Kosovës bën marrëveshjen drejtpërdrejtë me këto kompani”, tha ai.

Deputeti Haxhiu po ashtu tha se këto vaksina mund të vijnë në Kosovë brenda një muaji.

Lexo po ashtu:  Si u zhdukërka një njeri nga faqja e dheut? Duke mos i lënë as nam as nishan.
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!