Qeveria e Kosovës ditë më parë ka emëruar, Skënder Hysenin, Koordinator Shtetëror për Dialog.

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se zëvendësimi i Hotit në Bruksel është Skënder Hyseni, gjithashtu tha se Hoti nuk ka ligjimitet ta përfaqsoj Kosovën.

“Na u tha nga z. Hoti se z. Hyseni është zëvendësim i tij në Bruksel. Kjo ka shumë probleme në vete. E para, vet z. Hoti nuk ka legjitimitet as legalitet që të përfaqësoj Kosovën në çfarëdo bisedime”, u shpreh ai.

Ju pëlqen!

Tutje ka shtuar se Hyseni për një post të tillë politik është inekzistent dhe nuk përfaqëson asnjë qytetarë të vetëm.

Po ashtu ai ka thënë se Skënder Hyseni ishte negociator për marrëveshjen e njohur si “zajednica”.

“E dyta, legjitimiteti i z. Skënder Hyseni për një post të tillë politike është inekzistent, marrë parasysh që ai nuk përfaqëson asnjë qytetarë të vetëm, duke mos harruar që ai ishte negociator në marrëveshjen e njohur si “zajednica,” që pastaj u shpall antikushtetuese dhe një nga marrëveshjet më të dëmshme për vendin”, ka thënë Deputeti për “Bota sot”.

Lexo po ashtu:  Tregtia gjermane vazhdon rritjen / Kalon pritshmëritë, rrit shpresat për rimëkëmbje të fortë ekonomike

Ai ka përfunduar duke thënë se Hyseni dhe Hoti nuk kanë ligjimitet dhe nuk do të mirën parasysh as nga Vuçiq.

“Me shkurt, as Skënder Hyseni e as Avdullah Hoti nuk kanë legjitimitet dhe nuk do të mirën parasysh as nga Vuçiqi e as nga ndërkombëtaret, njëjte sikur nuk mirën seriozisht nga vet qytetarët, të cilëve ua ka vjedh vullnetin e shprehur me 6 tetor”, ka përfunduar Basha.

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!