Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që nesër të mbahet seanca e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, e inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, kjo ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët, por edhe tek përkrahësit e VV-së.

Një qytetar ka kërcënuar me jetë kryetarin e GP të Nismës, Haxhi Shala.

Image
Ju pëlqen!

“Nesër në ora 10:00 mke të qeveria. Hajde rrezoe… kam më ta kput kryt thik se plumb nuk harrgjoj në ty”, ka shkruar në një koment Shemsi Jonzi në postimin që Shala ka bërë me dije për seancën e nesërme.

Ky nuk është kërcënimi i vetëm.

Ish kryetari i rinisë së Nismës, Albert Maxhuni ka marrë poaashtu një mesazh kërcënues nga Armend Hamiti i cili foton e profilit e ka me llogo “mekryeministrin”.

“Kryt kam me ta pre, mazi si Milloshi”, ka shkruar ndër të tjera në kërcënimin e tij.

“Do ta denoncoj në polici rastin”, ka thënë deputeti Shala.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.