Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar lidhur me qëndrimet e këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Deputeti Artan Abrashi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Zajednica nuk kalon”.

Abrashi ka shtuar se nuk e di se çka presidenti serb Alesandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq i kanë premtuar Cholletit e Escobarit.

Ju pëlqen!

“Nuk e di çka Vuqiqi e Brnabici i kanë premtuar Cholletit dhe Escobarit, por: Zajednica nuk kalon”, ka shkruar ai.

Ndërkaq deputetja e VV-së, Tinka Kurti ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe i dobëson komunat me shumicë serbe dhe e forcon Serbinë.

“Kryetari i ardhshëm i Asociacionit do ta marrë aminin te Vuçiqi dhe Porfirije në Beograd, do t’i dominojë kryetarët e 10 komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe do ta luftojë ministrin Nenad Rashiq në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu:  Autogoli “special” i shtetit shqiptar: "Shqipëria e mirëpriti dhe e mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale për Kosovën"
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!