Nënkryetarja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka mbajtur konferencë për media lidhur me dorëheqjen kolektive të anëtarëve të Grupit të Ekspertëve për vetingun.

Ajo tha se më 28 shkurt të këtij viti qeveria “Kurti” mori vendim për themelimin e Grupit të Ekspertëve për vetingun.

Haxhiu tha se si ministre nuk e nisi e vetme vetingun, por një grup personash që kishin CV të mirëfilltë.

Ju pëlqen!

“Grupi i Ekspertëve ka vazhduar mandatin sepse nuk ishin persona partiakë. Etiketimi ose aludimi nga ministri i Drejtësisë është i papranueshëm”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, Qeveria e paligjshme po vazhdon ruajtjen e klientelave. “Qeveria po dëshmon që misioni i saj për mbrojtjen e korrupsionit është i palëkundshëm”.

 

Haxhiu ka akuzuar Qeverinë se po ua beson sistemin e drejtësisë bartësve të saj.

“Kjo Qeveri nuk do të ketë jetëgjatësi. Situata me virusin ka dalë jashtë kontrollit dhe se lajmet e rritjes së numrit të rasteve janë shqetësuese. Në anën tjetër, nuk kemi parë përpjekje serioze në raport me pandeminë. Përveçqë kanë akuzuar LVV-në në raport me situatën aktuale, ata kanë dështuar ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë ajo.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!