Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin në luftën kundër pastrimit të parave, ku Shqipëria sipas këtij raporti nuk ka bërë përparim. Sipas raportit thuhet se Shqipëria ngelet e ndjeshme përsa i përket pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare.

Ndër të tjera theksohet se krimet kryesore të gjenerimit të të ardhurave në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën.

“Krime të mëdha që krijojnë të ardhura në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje në rrjetet që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut”, thekson raporti.

Ju pëlqen!

DASH vlerëson se Shqipëria regjistroi disa përparime me përdorimin e ligjit të saj të konfiskimit antimafia, duke përfshirë konfiskimin e 40 përqind të pasurive që i përkisnin mbretit famëkeq të drogës Klement Balili, i quajtur “Escobar i Ballkanit”. Gjithashtu bëhet me dije se ligjet e fundit të ndryshuara nga qeveria shqiptare do të sjellin dhe përmirësimin e aftësisë së Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave dhe krimet financiare, megjithëse zbatimi ka qenë i paqëndrueshëm.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.