Dënimi i arrogancës është veti e mirë
1. Kur do ta dënojmë arrogancën e atyre privatizuesve vjedhës, që kanë blerë toka e fabrika për pak euro e i kanë shitur për miliona euro, duke shfrytëzuar lidhjet që kanë patur me shtetin?
2. Kur do ta dënojmë arrogancën e atyre biznesmenëve që nuk paguajnë rrogat me kohë e nuk u plotësojnë as sigurinë në punë punëtorëve që vdesin duke rënë nga skelat, por u blejnë makina të shtrenjta e të shpejta fëmijëve të tyre, që pastaj aksidentojnë e vrasin familje të tëra?
3. Kur do ta dënojmë arrogancën e figurave publike dhe atyre gazetarëve që përçajnë e ofendojnë, herë shajnë mërgatën, herë Shqipërinë, herë një fe a një profesion, dhe vazhdimisht përhapin me qëllim informacion të rremë?
4. Kur do ta dënojmë arrogancën e gjyqtarëve e prokurorëve që nuk i dënojnë të korruptuarit, abuzuesit, kriminelët dhe njerëzit e rrezikshëm?
Etj.
MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!