Shtetet e Bashkuara të Amerikës avancojnë drejt një demostrimi të pazakontë të pranisë së tyre ushtarake në Detin Mesdhe.  Siç njoftoi të hënën Marina Amerikane në Mesdhe gjenden aktualisht  aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe aeroplanmbajtësja USS John C. Stennis.

Dy  aeroplanmbajtëset dhe anijet që i shoqërojnë do të kenë mundësi të bashkëpunojnë me aleatët dhe partnerët amerikanë. “Kjo është një mundësi e rrallë për të demonstruar angazhimin tonë të hekurt ndaj stabilitetit dhe sigurisë në rajon”-tha admiralja e Flotës së 6 amerikane, Lisa Frantseti.

Secili grup  përbëhet nga një aeroplanmbajtëse, një kryqëzor shkatërrues, dy raketa hedhës, një nëndetëse dhe një anije mbështetëse. Në përgjithësi stërvitja do të përfshijë mbi 130 aeroplanë, 10 anije dhe 9.000 marinarë dhe marinsa.

Ju pëlqen!

Komunikimi diplomatik dhe dialogu i  kombinuar me mbrojtje të fortë nga këto aeroplanmbajtëse janë një mesazh për Rusinë se nëse dëshiron me të vërtetë marrdhënie  të mira me SHBA-të  duhet të ndërpresë aktivitetet e saj destabilizuese në mbarë botën”– dekalroi  nga aeroplanmbajtësja, ambasadori amerikan në Rusi.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!